Tritan Shehi heq paralele mes ngjarjeve në Bjellorusi ku protestuesit janë ngritur kundër Presidentit Llukashenko, me situatën në Shqipëri.
Shehu thotë se pas Minkut mund të përsëritet situata në Tiranë dhe guximtarët e demokratët reagojnë.
Megjithëse opozita e provoi me protresta në Shqipëri, askush nuk u vra nga protestuesit as si në Minsk dhe as si në Tiranë më 21 janar 2011!
Postimi i plotë i Shehut:
Shikoni me vemendje, sot Biellorusi, dje Shqiperi, po neser…?
Pamjet e sotme ne Minsk jane nje “deja vu” e atyre ne Tirane te reth nje viti me pare.
Kujdes, mbas pak pamjet e Minskut mund te behen nje tjeter “deja vu”, por kesaj here per Tiranen!
Zhvillimet e fundit ne Shqiperi, mungesa e institucioneve themeltare per sigurimin e demokracise si Gjykata Kushtetuese, e Larte, Qeverisja lokale moniste, Parlamenti i pupaceve qe me tragjiko komedine e tij guxoi te preke edhe Kushtetuten duke kryer nje Grusht Shteti, po e cojne vendin drejt nje autokracie te rrezikeshme sipas modeleve lindore.
Demokracia “tretet” disa here ngadale e pa u kuptuar, tek ne kjo po ndodh nen driten e diellit e me shpejtesi.
Vetem te “verberit” mund te mos e shikojne, frikacaket bejne sikur….derisa tu laget….
Guximtaret dhe demokratet reagojne e duhet te reagojne sot qe neser mos te thuhet Tirana si Minsku!