“Rama nuk ka për t’i kapur zgjedhjet lokale” deklaroi Arben Ristani, pas kaq kohësh i zhdukur kushedi se ku, që kur Luli e këmbeu me lekët e Agron Shehajt në Vlorë.
Ai tha se skandalet që do të publikojë PD dhe shqiptarët do ta rrëzojnë Edi Ramën dhe krimin në pushtet.
“Rama ka ardhur në pushtet me krimin dhe qeveris me krimin. Nëse nuk fitojmë betejën me krimin nuk fitojmë asgjë. Qëkur Rilindja ka ardhur në pushtet nuk ka më rritje rrogash dhe pensionesh, Sjhqipëria po boshatiset nga dita në ditë. Në mënyrë absolute që ndëshkimi i krimit do të bëhet. Shqipëria nuk ka shanse që të rrëshkasë drejt një diktature të plotë. Garanci për këtë është edhe opozita, e cila sapo të marrë pushtetin do të vendosë forcën e ligjit. Popullit thika po i shkon në kockë, anarkia ka dhe zgjidhje të tjera. Ka dhe skandale të tjera. PD sigurisht që disponon dhe të tjera, të cilat do të bëhen publike në momentin e duhur, që ti mbushe mendjen këtij populli se kush i qeveris. Këta i kanë skandalet të mëdha sepse janë sjellë në mënyrë arrogante.R ama nuk do t’i kapë dot as zgjedhjet lokale. Do ta mbysin skandalet njëri-pas tjetrit, do të largohet një orë e më parë”, deklaroi Ristani.
Mendojmë se ka pirë raki lehon në muajin e fushatës së zjerjes së rakisë!/Ekskluzive.al