Një vajzë shqiptare, që jeton prej kohësh bashkë me familjen e saj në Irlandë, është zhdukur në rrethana misterioze. Bëhet fjalë për Olta Dodaj, e cila tashmë është shpallur në kërkim nga autoritetet vendase.
Familjarët e saj njoftuan policinë për zhdukjen e vajzës së tyre, pasi ajo nuk kishte shkuar në shtëpi. Mediat vendase kanë shkruar se adoleshentja është parë për herë të fundit rreth orës 14:45 të 11 prillit, në Neëbridge.
Policia irlandeze, apo siç njihet ndryshe Gardaí, ka bërë apel për ndihmë edhe në komunitetin shqiptar që ndodhet në zonë, duke publikuar edhe fotografinë e saj. Në momentin kur është ka humbur kontaktet ajo ka qenë e veshur me një xhaketë rozë, xhinse të zeza dhe atlete gri.