Para pak minutash, Gjykata e Tiranës ka pushuar çështjen për kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe dy zyrtarët e tjerë të PD, ish-sekretarin e përgjithshëm Arben Ristani dhe financierin e partisë Ilir Dervishi.
Në një deklaratë pas seancës, ka folur ish-Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani tha se e gjithë çështja ishte e montuar politikisht.
“Gjykata ka pushuar çështjen, pasi fakti nuk ekziston. Por është shumë interesante për të kuptuar se si veprojnë institucionet kur janë të frustruara nga politika.
Prokuroria është bërë një institucion i çorganizuar. U kuptua që ishte një çështje politike, por gjithmonë edhe pse ka presione sërish ka sërish njerëz që zbatojnë ligjin”, u shpreh Ristani.