Nga Amarildo Pregapuca
Dy jane problemet kryesore.. Korrupsioni dhe Zhurma. Mendoj se zhurma eshte me kanserogjene se korrupsioni. Pa zhurmen,korrupsioni s’do mundte te jetonte as nje dite. Me zhurmen, jo vetem korrupsioni ndrin por dhe kur luftohet, mund te emertohet korrupsion.
Me zhurmen, demtohet mendimi, idea , zgjidhja. Me zhurmen, krijohet paniku, thyhet shpresa. Me zhurmen, shkaterrohet cdo dashuri, cdo familje dhe femij mer pasoja.
Pra, ajo qe te gjithe kemi nevoje, dhe vet zhurma dhe zhurmuesit, eshte te kuptojme se ku e ka burimin zhurma, si ushqehet, cfare e ben te jetoje dhe si mund ta zbusim ose eliminojme, sidomos kur ter politika perendimore eshte e ndertuar mbi zhurme..per te mbuluar apo me keq akoma, si arme ne luften ekonomike, qe eshte e vetmja lufte, te cilen e fiton vetem llogjika dhe gjetja.
Kjo eshte ajo qe une quaj nje politike fluide, te kapshme, te prekshme dhe qe cliron energji dhe kjo energji eshte ajo qe nderton biznese, ekonomi, kombe dhe familje.
Por si vritet zhurma, kur ajo eshte e bazuar, pikerisht ne piket me te dobta te nje shoqerie te kalbezuar ?
Eshte e bazuar ne ate se secili qe e ndjen veten vetem, secili qe mbart nje problem, secili qe ndjehet i dobet kerkon vemendje apo preket emocionalisht ?
Si mund ta ndalojme zhurmen, ku cdo provincjal i paafte, qofte nga kryeqyteti, nje qytet diku apo nje fshat..e ka berjen e zhurmes pune per fitimin e capes se bukes, vendit te punes apo nje ideje biznesi (kane dhe keta shemtira ide )..apo burim fitimi te vertete dhe mbi te gjitha statusin VIP ?!
Me nje politike fluide, qe duhet jo vetem te kuptohet, por te behet pjese e cdo molekule te cdo njeriu qe i kane ngele dy para mend, qe i kane ngelur dy para shpirt dhe te shohe se po i helmohet jeta, sa do “sukses” te jete duke “shijuar” tashme..
Po i helmohen femijet dhe cdo fije e bukur qe lidh njerez dhe i ben te ndihen njerez.
Nese e kuptoni vertet ?!
E kam fjalen , nese e ndjeni ne kocke, kete qe po mundohem tju them..?!
Pertypeni , ripertypeni dhe besoj se pas kesaj, e dini se si duhet vepruar, qe dhe te tjere, ta kuptojne dhe ndjejne si ju.
Lufta kunder zhurmes duhet te filloj. Tani.