Një zjarr i madh ka rënë në kryeqytet pasditen e sotme, që rrezikon pallatin pranë tij dhe një karburant, i cili po të prekej nga flakët do të shkaktonte një katastrofë të vërtetë.
Sipas raportimeve të para zjarri ka rënë tek dy magazina pranë ish-frigoriferit në Tiranë. Në vendin e ngjarjes ndodhen 3 mjete zjarrfikëse të cilat po përpiqen të shuajnë flakët, por në ndihmë janë thirrur dhe zjarrëfikëse të qytetit të Krujës dhe Durrësit.
Pallati që ndodhet në krahë të flakëve, fatmirësisht është në ndërtim, ndërsa banorët përreth zonës po evakuohen.
Një tym i zi është ngritur mbi zonë duke alarmuar jo vetëm banorët e lagjes ku ka rënë zjarri por edhe të lagjeve të tjera, ndërsa flakët mendohet se janë disa metra të larta.
Ndërkaq nga policia nuk ka ende një njoftim zyrtar dhe nuk dihet se çfarë përmbante magazina që është përfshirë nga flakët./Tellalli