Ministri i mbrojtjes, Niko Peleshi në një videomeszh nga Vlora bën me dije se mëngjesi i kësaj të shtune në krahasim me një ditë më parë është më i qetë përsa i përket vatrave të zjarrit.
Peleshi bën me dije se vatra të riaktivizuara gjatë mbrëmjes janë një në gjirin e Gramës dhe një tjetër në Dukat. Sipas tij dyshimet janë të forta për zjarrvënie të qëllimshme, ndaj vijon puna për vënien para përgjegjësisë të autorëve.
“Kemi filluar operacionin për shuarjen e zjarrit me mbështetje të helikopterit të ardhur nga Holanda. Kemi pasur një qetsim dhe shuarje të zjarrit krahasuar me ditën e djeshme. Në gjirin e Gramës ka pasur një vatër të re dhe një rindesje në Dukat ku po punojmë që prej orëve të para të mëngjesit për shuarjen e tij.
Kemi dyshime të mëdha për zjarrëvënie të qëllimshme dhe do të vijojë puna për ndëshkimin e tyre. Gjithashtu vijon e hapur ftesa për të gjithë komunitetin që të na ndihmojë që të vëmë para përgjegjësisë të gjithë fajtoret”, ka thënë ai.