Një shtëllungë tymi nga kati i fundit i Kullave binjake në Tiranë ka alarmuar banorët e saj të përditshëm. Zjarri ka rënë mesditën e sotme rreth orës 12:40 tek dy kullat binjake të vendosura në Bulevardin Dëshmorët e Kombit në Tiranë.
Ndonëse fillimisht u dyshua flakët kishin përfshirë zyrën e avokatit të njohur Maks Haxhia, Policia deklaron se zjarri ka rënë në një kabinë elektrike.
Zjarrfikësit kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe zjarri është shuar brenda pak minutash.
Informacion Paraprak
Më datë 20.08.2018, rreth orës 12:40, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në kabinën elektrike të një qendre tregtare ka dalje tymi dhe dyshohet për rënie zjarri.
Në vendgjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Zjarrfikësja, po punohet për konstatimin e zjarrit dhe fikjen e tij.