Analisti Dritan Hila ka ironizuar pjesëmarrjen e kryedemokratit Lulzim Basha në konferencën “(De)Rregullimi i Tregjeve”, organizuar nga Instituti Pashko.
Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Hila shkruan se pozicioni i Bashës në këtë aktivitet ishte qesharak pasi siç thotë, ai nuk di tabelën e shumëzimit.
Ndërkohë, të ndjerin Gramoz Pashko dhe analistin Henri Çili i konsideron si “nëna” të plagjiaturës.
“Instituti Pashko i Çilit (qe Pashkoja vete ishte nena e plagjiatures, imagjino instituti Çilit), kishte ftuar Bashen qe nuk di tabelen e shumezimit, qe t’iu tregonte nje tufe profesoresh qe rrinin dhe e degjonin, si behet ekonomia!
Po t’iu thuash amerikaneve: Ç’kishit me Sadamin?
Hajdeni more hidhni nje bombe ketu e te mbledhim mendjen ne bashke me sharlatanet e ketij vendi,” shkruan Hila.