Përveç Kosovës, në fushë këtë mbrëmje zbritën edhe 8 skuadra të tjera.
Rivali i “Dardanëve”, Zvicra arriti të triumfonte 4-1 përballë Suedisë, për të mos i lënë asgjë fatit në ndeshjen e fundit me Kosovën dhe duke iu afruar kualifikimit në Grupin B.
Një rezultat surprizë erdhi nga Pireu, ku Greqia mundi 3-2 Skocinë, duke e penguar të marrë vendin e parë në Grupin C, kjo pasi edhe Danimarka barazoi 2-2 me Bjellorusinë.
Bosnja dhe Hercegovina përmbysi në mënyrë fantastike Rumaninë me rezultatin 3-1, duke e çuar në një finale kualifikimin në Grupin H, aty ku në ndeshjen e fundit ballkanasit do të luajnë në transfertë me Austrinë, me këtë të fundit që do t’i mjaftojë vetëm një pikë për të shkuar në Botëror.






