Harrojeni WAKA WAKA të Shakirës: BOTË, Era Istrefi po vjen!
Lajmi më i mirë që do mund të dëgjonim sot ishte se këngëtarja shqiptare Era Istrefi do të këndojeë himnin e Kampionatit Botëror të Futbollit 2018. Shumë prej nesh nuk e besuam por tashmë është e konfirmuar!
Këtë e ka berë të ditur nëna e Erës, Suzana dhe kete ‘sekret’ ja ka thene vete Era. Ne nje interviste te bërë ditën e sotme në ‘Klan Kosova’, teksa tregoi se Era do performojë krah yllit latin, Nicky Jam dhe aktorit Will Smith, shkruan intv.al
“Kuptova se ne Kampionatin Botëror nuk merr pjesë as Shqipëria e as Kosova, por kur dëgjova Erën kur më tregoi se kështu këahtu…, të them të drejtën jam gëzuar pamasë se kampionati nuk po shpëton pa shqiptar! Kënga është gati dhe do lançohet ne daten 25 maj, ndërsa xhirimet tani fillojnë!”, u shpreh Suzana Istrefi.
Mirëpo ka një problem të vogël me vizën për në Rusi, pasi kjo gjë e kishte penalizuar Erën në festivalin “Europa Plus”, por shpresojmë që këtë herë Rusia të tregohet e drejte dhe zemërmirë me këngëtaren shqiptare./intv