Hapet një kapitull i ri në vdekjen e këngëtarit Prince,ku disa anëtarë të familjes së tij kanë vendosur të hedhin në gjyq spitalin për vrasje.
Në veçanti ka përfunduar nën akuzë Trinity Medical Center në Illinois, ku artisti u shtrua me 15 prill të vitit 2016 pasi u ndje keq teksa ishte në bordin e jahtit privat.
Sipas akuzës, mjekët nuk e kuruan siç duhej që në fillim të mbidozës. Prince u reanimua nga mjekët në pistë pas uljes së emergjencës, por vdiq një javë më vonë për një mbidozë në shtëpinë e tij në Minnesota.
Përveç kësaj, në proces akuzohen edhe dy farmacistët që dorëzuan ilaçin e gabuar.