Zëvendës Asistentja e Sekretarit të Mbrojtjes së SHBA–së, Laura Cooper tha se Shqipëria është një shembull i jashtëzakonshëm për të mbështetur operacionet e NATO-s në të gjitha koalicionet
Gjatë fjalës së saj, zyrtarja amerikane u shpreh se angazhimi i SHBA për aleancën e NATO-s mbetet shumë e fortë.
Ajo tha se Shqipëria dhe SHBA do jenë bashkë në kohë të vështira.
“Shqipëria është një shembull i jashtëzakonshëm për të mbështetur operacionet e NATO-s në të gjitha koalicionet dhe kohët e fundit në kuadër të luftës së gjirit.
Do të doja t’ju sigurojë që angazhimi i SHBA për aleancën e NATO-s mbetet shumë e fortë. Udhëtimi në vendet e a5 është me rëndësi të posaçme. Angazhimi i ShBA në këtë rajon ka qenë vazhdimisht prezent.
Shumë prej forcave tona të armatosura qëndrojnë afër njëra- tjetrën për të mbështetur misionet në Afganistan, K5 dhe në koalicione të tjera. Vendet tuaja janë të rëndësishme sa i përket ofrimit të sigurisë, jo vetëm për vendet e rajonit, por edhe në kuadrin ndërkombëtar. Siguria që ofroni është e rëndësishme, por i përshtatet aspekteve taktike të situatave me të cilat përballemi”, tha Laura Cooper.