Nga foltorja e Kuvendit, Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla kundërshtoi pretendimin e Agron Shehajt se tregu i karburanteve kontrollohet nga një subjekt i vetëm, duke theksuar se sipas të dhënave publike të Ministrisë së Financave, bëhet fjalë për një treg të diversifikuar me disa operatorë kryesorë dhe dhjetëra të tjerë më të vegjël. Ai shkoi më tej me akuza personale ndaj deputetit të opozitës, duke e quajtur “gjobaxhi” dhe duke e akuzuar për keqpërdorim të të dhënave të Partisë Demokratike. Në fund të fjalës, Balla ndaloi edhe te marrëdhëniet me SHBA, duke vlerësuar emërimin e ambasadorit të ri si një tregues të partneritetit të fortë mes dy vendeve.
Replika e plotë:
Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra. Personi që krijon gjithmonë një zhurmë të pakuptimtë që mendon që duke bërtitur dhe duke e shkuar përtej çdo lloj norme parlamentare, erdhi këtu dhe tha që tregu i karburanteve në Shqipëri kontrollohet nga një subjekt. Shumë e thjeshtë në raportet që janë publike, edhe në faqen e Ministrisë së Financave, ky është tregu, një ndër tregjet më të diversifikuar në rajon për shkak se këtu dalin një numër i konsiderueshëm operatorësh, 7 prej tyre kontrollojnë një pjesë të madhe, dhe nja 60 të tjerë që kanë një pjesë më të vogël.
The këtu që është një operator, gënjeve, çohu këtu, merre këtë, lexoje dhe thuaj. Unë e di si e bën ti, se ti je një gjobaxhi i vogël. Ti je një gjobaxhi.I’u turre një biznesmeni! Kjo nuk është fyerje. Kjo është ashtu siç i’a bëre këtyre, që u vodhe të dhënat e partisë, je i dënuar se i ke vjedhur Partisë Demokratike të dhënat e anëtarësisë.
Ke raportin aty që i ke vjedhur Partisë Demokratike të dhënat e anëtarësisë dhe u çon dhe mesazhe në 2025-ën u thonit mos votoni Partinë Demokratike dhe këta, që bënin sikur u digjej shpirti për ty.
Ndërkohë sapo ambasadorin Eric Wendt, gjeneralin Eric Wendt fakti që në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor emërimi i parë nga Shtëpia e Bardhë vjen në Tiranë, dëshmon mbi të gjitha partneritetin e fortë mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë, vëmendjen e madhe të Shteteve të Bashkuara.
Dhe për këtë ne duhet të jemi krenarë. Mbaje mend, emërimi i parë pas zonjës në Athinë, dhe emërimi i dytë është në Tiranë, dhe ky është një mesazh shumë i mirë ndërkohë që kërkon zëdhënësat e Partisë Socialiste, mos përmend njerëz që s’kanë asnjë lidhje me Partinë Socialiste, kaq po ta them. Faleminderit.





