Militantët e Sali Berishës lëshuan breshëri molotovësh në drejtim të Kryeministrisë. Sapo Berisha mbaroi me fjalimin, grupi i zjarrit mori sinjalin për të lëshuar molotovët drejt godinës së qeverisë, ndërsa forcat e policisë i shpërndajnë me ujë. Menjëherë ka ardhur ndërhyrja e policisë me hedhjen e ujt.
Një prej militantëve të Berishës është kapur menjëherë nga forcat e policisë. Ai është shoqëruar për në komisariat sapo janë hedhur drejt kryeministrisë molotovë e mjete piroteknike. Ndërhyrja e policisë kësaj radhe ka qenë më direkte se në herët e tjera, ku përveç ujit të hedhur për shpërndarjen e protestuesve, është hedhur dhe spray.





