Lotëve të sprajit të përdorur nga policia në protestë, nuk u shpëtoi as Klevis Balliu. Në këto pamje, dallohet momenti kur deputeti demokrat largohet në lot nga protesta dhe shoqërohet për në spital.
Për ta “ngushëlluar”, në ndihmë i erdhi Belind Këlliçi që e mbante nga krahët, bashkë me Ivi Kason, për ta dërguar në spital.






