• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, April 23, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Berisha është në betejë me gënjeshtrat e veta

April 23, 2026
in Blog

Nga Mero Baze

Alesia Balliu, një pretendente për garën për kryetar në Partinë Demokratike, ka nisur procedurën e verifikimit ligjor të zbatimit të statutit të Partisë Demokratike nga Sali Berisha, e fokusuar tek neni që urdhëron dorëheqjen e kryetarit të partisë në rast humbjeje në zgjedhje për çfarëdo arsye. Natyrisht që PD nuk do t’i përgjigjet kërkesës së saj, pasi nuk do ta legjitimojë si “e vetëpërjashtuar”, por çështja mund të shkojë në gjykatë.

Në këtë rast mund të përballemi me një krizë të re ligjore në Partinë Demokratike, nëse gjykata shqiptare bën atë që bëri në rastin e parë në betejën e Berishës me Lulzim Bashën, që e zgjati tre vjet vendimin për t’u shprehur për një çështje e cila ka ndjeshmëri të madhe politike.

Nëse çështja shkon në gjykatë, gjykata duhet të shprehet para 23 majit për të konfirmuar ose jo ligjshmërinë e të drejtës për të rikandiduar; ndryshe do të kemi pastaj një periudhë tjetër ku i zgjedhuri kryetar do të ketë të hapur mes çështjeve penale dhe një çështje civile për përvetësim të logos dhe vulës.

Kjo ka të bëjë me përgjegjësinë e gjykatës ndaj çështjeve me interes publik, edhe pse është luks i tepëruar t’ia kërkosh këtë përgjegjshmëri një gjykate shqiptare.

Sidoqoftë, nëse kallëzimi ndodh, nuk ka shumë rëndësi se çfarë do bëjë gjykata, por çfarë do bëjë Berisha.

E gjithë fushata e tij për rikthim formal në krye të PD pas ndarjes me Bashën ishte e bazuar tek fakti që demokratët duhet të respektohen për çdo vendim; ata duhet të përfaqësohen nga një kryetar fitues dhe jo nga “lider i thyer”, siç e quajti Bashën, dhe propozoi që në statut të shtohet “neni Basha” që sanksionon dorëheqje pa kushte për kryetarin që humbet zgjedhjet.

E gjithë beteja e tij rrëzohet para syve të të gjithëve dhe tani atij i duhet të bëjë betejë me gënjeshtrat e veta dhe jo me kritikat e kundërshtarëve.

Ai tani, brenda katër viteve, ka provuar se ka gënjyer për gjithçka. Ka gënjyer për primaret, duke i përmbysur ato pas votimit dhe duke shpërblyer humbësit; ka gënjyer për statutin e PD, duke e flakur atë në kosh të plehrave; ka gënjyer për hapjen e partisë, duke vazhduar të përjashtojë njerëzit deri në orën e fundit para rizgjedhjes së tij; ka gënjyer për bashkimin e PD, duke e zvogëluar atë gjithnjë e më tepër nga fryma përçarëse; ka gënjyer për ripërtëritjen e PD, duke stampuar fytyrën e Flamurit dhe shokëve të tij si logo të PD, etj.

Përpos kësaj, atij i ka rënë në tokë gjithë gënjeshtrat me të cilat mbrohej për sanksionet e tij nga SHBA dhe Britania e Madhe, të cilat edhe pse pagoi miliona në SHBA dhe Britani të Madhe nuk iu hoqën, duke e lënë atë ashtu siç është sanksionuar: minues i demokracisë, i përfshirë familjarisht në korrupsion madhor dhe shantazhues i drejtësisë.

Pas kësaj, çdo demokrat që e do këtë për kryetar është i lirë ta mbajë, por nuk ka pse pastaj të bezdisin shqiptarët duke u ankuar pse nuk e votojnë. Le ta mbajnë kryetar për qejf, meqë e duan domosdoshmërisht mashtrues, të pacipë, të korruptuar dhe mbi të gjitha të paditur në gjykatë për vepra penale për korrupsion dhe vrasje politike nga prokuroria. Qejfi natyrisht paguhet shtrenjtë. Në këtë rast duke ndenjur gjithë jetën në opozitë

Next Post

Shefja e diplomacisë evropiane Kaja Kallas : Shqipëria po përparon me reformat, asnjë ndalesë! Anëtarësimi deri në 2030, objektiv real

"Krushqi" në opozitë, Ermal Hasimja: Si i bëra bashkë Berishën, Lapajn dhe Dash Shehin

Gjykimi i krerëve të UÇK në Hagë/ Rama tregon çfarë i tha Trump: Hetimet u ngritën mbi një raport fantazish, i sponsorizuar nga rusët

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved