“Unë këmbëngul që për shkak të statusit të veçantë që ka i mbrojturi prej meje, është bazike që qytetarët e Tiranës të dëgjojnë çfarë ka prokuroria për kryetarin e bashkisë. I mbrojturi prej meje është zgjedhur nga 160 mijë qytetarë të Tiranës dhe është kryebashkiak, ndaj duhet të dëgjohet çdo gjë që ndodh në këtë seancë. Është e drejtë e të gjithëve për të dëgjuar se çfarë ndodh në këtë proces gjyqësor”, tha avokati Plarent Ndreca.
Sot po mbahet seanca e radhës gjyqësore e dosjes “Buka”, ku i pandehur është ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj. Përveç Ilir Metës dhe Erion Veliajt, edhe Ahmetaj kërkon nga Gjykata e Posaçme që seancat gjyqësore në të cilat është i pandehur, të transmetohen live edhe për publikun e gjerë.
SPAK nuk doli kundër kërkesës së transmetimit live, por prokurori Altin Dumani theksoi se dëshmitarët nuk mund të ekspozohen, a thua se Erion Veliaj ishte kreu i Cosa Nostrës dhe dëshmitarët ishin bashkëpunëtorë të drejtësisisë, kur në fakt Veliaj është kryebashkiaku në detyrë i kryeqytetit i zgjedhur me votë deri në përfundimit të mandati edhe pse është pas hekurave pa një vendim gjykate të formës së prerë që e shpall fajtordhe! Por Dumani ka të drejtë kur thotë se kjo sipas tij nuk ndodh as në vendet e rajonit, BE-së apo në SHBA nëse e ka fjalën për rrëmbimin në zyrë të një figure si kryebashkiaku i Tiranës me një intrigë të sajuar të një kallzuesi anonim inekzistent
“Të transmetohet live seanca. Publiku ta shohë procesin”, tha dhe avokati i Ahmetajt te Dosja ‘Buka’, Henrik Ligori por edhe kjo u hodh poshtë.
Kjo ishte edhe kërkesa e Metës sot brënda kafazit të xhamit, por edhe kjo nuk u pranua nga analfabetët funksional që kanë përmbytur gjykatat shqiptare dhe të trembur nga paaftësia e tye dhe mediokriteti profesional që do i vendoste në pozita diskretituese dhe të turpshme përpara opinionit dhe taksapaguesve shqiptarë tentojnë të fshehn si struci kokën në rërë por b*thën e kanë jashtë.
Ahmetaj po gjykohet në mungesë teksa Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e avokatëve, që ai të mund të dëshmojë me audio ose video konferencë në lidhje me akuzën për shpërdorim detyre për privatizimin e ish fabrikës së Bukës.





