• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, May 1, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Dy ish drejtorë të Klubit Partizani fundosin Berishën me dhëndrin që në seancë: Na ofruan pazar për privatizimin

May 1, 2026
in Dosja X

Në GJKKO u zhvilluaseanca e radhës për dosjen “Partizani” me të pandehur ish-kryeministrin Sali Berisha, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi e të tjerë, për privatizimin e kompleksit shumësportësh Partizani.

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion ka pranuar kërkesën e SPAK për thirrjen në gjyq të 11 dëshmitarëve. Në seancën e sotme pritet të dëshmojnë 8 prej tyre, duke nisur nga deputeti i PS Taulant Balla, në cilësinë e kallëzuesit të çështjes. Në listë janë dhe drejtues të rëndësishëm të ish klubit të futbollit “Partizani” apo edhe ish shumësportëshit me të njëjtin emër.

Ish presidentët e Partizanit Albert Xhani dhe Paro Laçi dhe ish drejtorët Bujar Labinoti, Afrim Tole, Isa Tare pritet të dëshmojnë mbi procedurat që u ndoqën për t’i marrë atyre pronën ku vazhdonin aktivitetin sportiv.

Në dosjen e SPAK thuhet për shembull se ish-drejtorit të viteve 1995-2005, Isa Tare ka dëshmuar se atij iu premtua një apartament që të mos kundërshtonte privatizimin. Po në SPAK edhe ish Presidenti Paro Laçi ka thënë se i është ofruar një pazar nga njerëzit e Berishës për të liruar ambientet e klubit. Ndërsa Afrim Tole, drejtor i Klubit Shumësportesh Partizani, në vitet 2006-2008 ka bërë para hetuesve të SPAK një pasqyrë të të gjitha pronave që “de facto” dhe “de jure” posedonte klubi.

Në radhë është dhe Dhurana Çela dhe Petrit Kullolli. E para ish drejtorëshe e Agjencisë së Pronave për Tiranën dhe i dyti topograf, në grupin e atyre që shqyrtuan dosjen e “Partizanit”. Sipas SPAK, dosja e ish-kompleksit Partizani, ishte nga të parat që u shqyrtua nga agjencia e Pronavel, ndërsa një dëshmi në prokurori e ish drejtorëshës se përgjithshme të Pronave Justina Boriçi konfirmon se Dhurata Çelën e kishte emëruar me rekomandim nga lart.

Dëshmitarët e SPAK në seancën e sotme

Taulant Balla Kallëzuesi i aferës Partizani

Afrim Tole Ish-shefi i Klubit Partizani

Isa Tare Ish drejtori i kompleksit

Bujar Labinoti Ish drejtori i kompleksit

Albert Xhani Ish presidenti i Partizanit

Paro Laçi Ish presidenti i Partizanit

Dhurata Çela Ish drejtoreshë e AKKP Tiranë

Petrit Kullolli Topograf në AKKP Tiranë

Ndërkohë GJKKO në seancën e kaluar pranoi dhe kërkesën e mbrojtjes së Berishës dhe Malltezit për të thërritur si dëshmitar dhe kryeministrin Edi Rama. Ky i fundit pritet të dëshmojë në cilësinë e kryebashkiakut të Tiranës i cili sipas tyre ka ka firmosur ndryshimin e destinacionit të truallit të ish kompleksit Partizani, nga terren sportiv për ndërtim, në kohën kur ka qenë kryetar.

/Shqiptarja.com

Next Post

Kunati i Lul Bashës, Erion Isufi dhe bashkëshortja e tij Stela Dhami pastrim parash: Blenë me 2 mijë euro m2 te Parku i Liqenit dhe shitën me 5 mijë euro! Dhjetëra milionë euro pasuri dhe llogari bankare

Pse Pëllumb Salillari qëndron prapa kundërvënies së Elisa Spiropalit ndaj Edi Ramës? Ortakëria e kamufluar dhe pazaret e fshehta

Lëkundi’ burgun?! Shfaqet Ziza Pajaziti: Dorëzon në burg deklaratë noteriale se ka bashkëjetuar me Laert Haxhiun

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved