• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, May 1, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Pse Pëllumb Salillari qëndron prapa kundërvënies së Elisa Spiropalit ndaj Edi Ramës? Ortakëria e kamufluar dhe pazaret e fshehta

May 1, 2026
in Aktualitet, Dosja X

Kur shumëkush priste zbythje deri në autokritikë nën mjekrën e Skënderbeut, Elisa Spiropali sfidoi Edi Ramën duke cicëruar dhe hedhur sërish mufka në rrjetin social Facebook, duke kritikuar mënyrën e drejtimit të partisë nga Edi Rama, njësimin e partisë me shtetin, mungesën e garës, meritokracisë, operimin me nënshtrim, frikë etj., probleme që Spiropali duket se nisi t’i shikojë vetëm pasi Rama e shkarkoi si ministre të Jashtme.

Pasi Spiropali sfidoi paralmërimin e Ramës nëse do të bënte edhe një status tjetër kritik në Facebook, nëse do të bënte drama dhe të hidhte vickla në parti, shumëkush tashmë shtron një pyetje; Kush qëndron pas Elisa Spiropalit, e cila po nervozon deri në sëkëlldisje Edi Ramën si një mizë që i ulet me këmbëngulje mbi hundë? A është opozitarizimi i zonjës Spiropali një impuls personal pas shkarkimit si ministre e Jashtme apo pas saj fshihet një dorë fuqishme dhe e ngrohtë politike, me synime dhe qëllime të qarta?

Në media janë hedhur hipoteza të ndryshme që nga reflektimi i një pakënaqësie në rritje në PS në raport me Edi Ramën, dalje në sipërfaqe i një lufte të nëndheshme të Spiropalit me Belinda Balluku, reagim i brendshëm i provokuar nga mënyra se si Rama e shkarkoi si ministre të Jashtme etj. Vetë Elisa Spiropali ka nisur të përhapë një tezë sipas të cilës ajo ka mbështetjen e ambasadës dhe qeverisë gjermane për të rrëzuar Edi Ramën nga brenda partisë së tij.

E vërteta mund të jetë më thjeshtë dhe banale. Pas opozitarizimit të Elisa Spiropalit besohet se fshihet oligarku Pëllumb Salillari, një nga përfituesit më të mëdhenj të pasurive dhe parave publike, simbol i ndërtimeve pa leje, pastrimit të parave, krimeve mjedisore, mashtrimit me zbatimin e kontratave publike dhe korruptimit të segmeteve të pushtetit vendor, qëndror, policisë dhe drejtësisë.

Mes zyrtarëve të monitoruar që hyjnë dhe dalin nga zyra e Salillarit, me hyrje-daljet më intenisve rezulton pikërisht çifti Elisa Spiropali dhe Slarajon Totaj. Nga ana tjetër, nuk është edhe aq sekret që rrjeti e kompanive të Elisa Spiropalit dhe Slarajon Totajt, përfituese e parave dhe pronave publike, janë nënkontraktuar nga Salillari si përfituesi kryesor i drejtëpërdrejtë i parave publike.

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved