• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Monday, May 4, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Më shumë se sa ligji, problem janë vetë gjykatat

May 4, 2026
in Blog

Nga Mero Baze

Gjykata e Lartë ka marrë sot një vendim unifikues i cili përpiqet të saktësojë pjesërisht disa praktika vendimmarrjeje për paraburgimin, duke e konsideruar që gjykata para marrjes së vendimit duhet të shqyrtojë masat alternative, ndërsa prokuroria duhet të argumentojë masat e arrestit.

Në njëfarë mënyre është duke thënë që masa e sigurisë nuk varet vetëm nga veprat penale por dhe nga rrethanat. Formalisht kështu shqyrtohet dhe sot, nuk është se kemi ndonjë ndryshim që është mbushur ndonjë boshllëk ligjor.

E vetmja gjë që duket se merr pak më shumë peshë është që fjala e prokurorit nuk është ligj, por duhet të flasë dhe gjyqtari. Në parim kështu është në gjithë botën, përveçse tek ne, kur pretenca kthehet gjithmonë në vendim gjykate për shkak të klimës së shantazhit që ka krijuar prokuroria mbi gjyqësorin.

Pra nuk është se kemi ndonjë vendim që ndryshon përmbajtjen juridike apo praktikat e derisotme, por një përpjekje për të theksuar një të drejtë që gjykata e ka, atë që të mos flasë njësoj si prokurori.

Në fakt edhe nëse nisemi nga rasti “Bektash Zeneli” që mori si shembull Kolegji i Bashkuar i Gjykatës së Lartë, del qartë që në Shqipëri problem nuk është ligji por sjellja e gjykatës në raport me prokurorinë.

Fjala vjen, në rastin konkret, Bektash Zeneli është liruar pesë muaj më parë nga Gjykata e Apelit. Pra ajo është sjellë normalisht si gjykatë dhe ka arsyetuar përtej prokurorisë. Po të sillej siç sillen rëndom GJKKO me SPAK, Bektashi do ishte në burg.

Por rastet më flagrante se si vendimet unifikuese të Gjykatës së Lartë, apo ato detyruese të Gjykatës Kushtetuese injorohen nga GJKKO janë të shumta. Fjala vjen në vendimin unifikues nr. 147, datë 23.12.2021 të Gjykatës së Lartë, i cili ka vlerë jurisprudence detyruese për të gjitha gjykatat dhe prokuroritë në lidhje me sekuestrimin e të dhënave dhe pajisjeve të gazetarëve, si parim kryesor është mbrojtja e burimit gazetaresk.

Në këtë logjikë Gjykata e Lartë qartësoi se marrëdhënia gazetar–burim është e mbrojtur dhe nuk mund të cenohet lehtësisht dhe se sekuestrimi i pajisjeve të gazetarëve rrezikon zbulimin e burimit, prandaj duhet të jetë masë ekstreme.

SPAK nuk e përfilli fare këtë çështje por trokiti në orën 7 të mëngjesit në shtëpinë e dy gazetarëve që puna i lidh me kronikën e zezë dhe bandat kriminale, Artan Hoxha dhe Elton Qyno, disa vite më vonë duke u marrë telefona, laptopë, ndoshta dhe playstation-in e kalamajve.
Pasi i mbajtën një kohë në mënyrë të pajustifikueshme ua kthyen, pa ndonjë procedurë ligjore që t’u rikthente atyre sigurinë që nuk ishin përdorur.

Pra nuk është se nuk kishte një praktikë të sanksionuar nga Gjykata e Lartë se si duhej vepruar. Kishte, por SPAK dhe BKH, nuk e përfilli duke e shkelur ligjin.

Madje dhe pasi Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë gazetarit Qyno për rastin në fjalë duke sanksionuar një normë të re kushtetuese për këtë gjë, arsyetimet e SPAK nëpër gjykata për sekuestrim pajisjesh dhe procedura rrëmbimi të të dhënave të tjera veç objektit të gjyqit janë sport popullor.

Shumë prej tyre kur jane raste politikanësh apo figura publike, përdoren me qëllim nga zëdhënësi apo këshilltari ligjor i SPAK për të ushqyer portalet e tyre me thashetheme publike për të akuzuarit që t’u bëjnë gjyqe popullore, një praktikë gebelsiane që ndodh vetëm në Shqipëri, në epokën e Reformës në Drejtësi.

Deri më sot nuk ka asnjë rast hetimi për abuzimet e SPAK në këtë drejtim dhe asnjë reflektim për normat e caktuara nga Gjykata e Lartë apo Gjykata Kushtetuese.

Kjo do të thotë se problemi tek ne nuk janë vendimet unifikuese. Ato ekzistojnë mjaftueshëm që ne të kemi një drejtësi për të gjithë. Mijëra të arrestuar me paraburgim, që kanë mbipopulluar burgjet e Shqipërisë duke rritur dhe koston e drejtësisë së re financiarisht dhe duke e rrënuar moralisht, janë pasojë e mosrespektimit të ligjit dhe jo e mungesës së ligjit.

E di që vetë gjykata është kompleksuar nga akuzat e politizuara të SPAK se ky vendim bëhet për Metën, Beqajn apo Veliajn, por ata nuk kanë nevojë për këtë vendim, ata kanë nevojë për një sistem drejtësie të pakapur nga prokurorët me gjak në sy nga urrejtja.

Ata nuk janë në burg se s’ka pasur një vendim të tillë, por se nuk ka gjykatë që të gjykojë e pavarur pretencat propagandistike politike të SPAK. Vet Gjykata e Lart e ka ngrënë atë turp me bukë, duke ua konfirmuar paraburgimin e padrejtë.

Problemi është superpushteti i prokurorisë mbi gjykatat, shantazhimi i sistemit nga prokurorët që përgjojnë pa leje anëtarë të Gjykatës Kushtetuese dhe gjithë sistemit të drejtësisë dhe pazaret për statistika që forcojnë profilin represiv të SPAK.

Ky është problemi që duhet zgjidhur, pasi ky vendimi i sotëm as mish as peshk i Gjykatës së Lartë, as Bektashit nuk i hyn në punë se ka dalë nga burgu me kohë.

Next Post

Aktorja Cameron Diaz bëhet nënë për herë të tretë në moshën 53-vjeçare

Juristi Ylli Manjani: Një reagim i shpejtë për vendimin e Gjykatës së Lartë

Yanis Varoufakis: Greqia po ndryshon qasje ndaj Kosovës, njohja s’duhet penguar nga e kaluara

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved