• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, May 15, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

“Shqiptarët janë ‘talebanë’ perëndimorë,” Rama nga Estonia: Jemi me aleancën Trans-Atlantike deri në fund!

May 15, 2026
in Aktualitet, Debat

Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës në Estoni, ka marrë pjesë në panelin hapës të Konferencës ‘Lennart Meri’, një nga forumet më të rëndësishme ndërkombëtare për sigurinë, diplomacinë dhe të ardhmen e Europës.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se shqiptarët janë ‘talebanë perëndimorë’, duke nënkuptuar se kursi Trans-Atlantik i Shqipërisë është i qartë dhe i pandryshuar.

Më tej Rama me batuta tha se ishte përpjekur që të çonte pak diell në takim, duke qenë se sipas tij vendi ishte ‘errësirë’.

“Zbulova se ushqimi këtu është i shkëlqyer, ç’ka nuk e prisja. Dhe u sigurova t’ju sillja pak diell këtu. Shoh që tani që do largohem është sërish errësirë, por ndjesë të dashur miq, nuk rri dot më gjatë këtu. Ju thashë që nëse doni që njerëzit të flasin shkurtimisht, mos ftoni dikë nga Ballkani.

Shqiptarët janë talebanë perëndimorë. Çfarë do të thotë kjo? Ne jemi me aleancën Trans-Atlantike deri në fund, çfarëdo që të jetë. Dje pata nderin të merrja pjesë në një ceremoni shumë të bukur në Gjermani, ku u nderua Marjo Dragri me një titull. Nuk dua të provokoj askënd këtu, por jam shumë i tunduar të heq jo një paralele, por të bëj pikënisje ish-Bashkimin Sovjetik, kur vjen fjala si gjërat kuptohen apo perceptohen, por nuk trajtohen. Kjo është tunduese, jo se Europa mund të bëhet BS, por sepse ka një pyetje themelore që kërkon përgjigje”, tha mes të tjerash Rama.
Më tej kryeministri bëri thirrje që Europa të rishikojë dhe rivlerësojë kontekstin e ri gjeopolitik dhe të përshtatet me ndryshimet që sipas tij po pësoj bota.

“A mundet Europa të lejojë imperativat e mbrojtjes, ankthin gjeopolitik dhe përgjigjet e fragmentarizuara për të krijuar një mungesë afatgjatë ekuilibri mes ambicieve të sigurisë dhe asaj që unë e quaj qëndresa e civilizimit. Çka me fjalë të tjera do të thotë se po përballemi me rrezikun që barra e sigurisë të shtrembërojë përparësitë ekonomike dhe fragmentarizimi burokratik dobëson reagimin, çka na çon në një tjetër pikë, e cila është që legjitimiteti politik minohet nga kërkimi për fuqi ushtarake. Të gjitha këto gjëra më shqetësojnë për atë se ku po shkon Europa. Europa në vend të fajësojmë, të rivlerësojmë pozicionin tonë duke drejtuar gishtin drejt Presidentit Trump, na duhet të bëjmë një vlerësim të mirëfilltë dhe të kuptojmë se konteksti ka ndryshuar”, vijoi më tej Rama.

Next Post

Dhëndri i Berishës shpërndan shkrimin dhe montazhin denigrues me fotot e ambasadorëve të SHBA-BE dhe Jeffrey Epstein

Trump: Do të pranoja një pezullim 20-vjeçar të programit bërthamor të Iranit

"Nuk kemi simpati për Putin", Rama: Shqipëria synon bashkëpunim me Estoninë

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved