Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se do të pranonte një pezullim 20-vjeçar të programit bërthamor të Iranit, por ka theksuar se duhet të ketë garanci të forta nga Teherani.
Duke iu përgjigjur një pyetjeje të një gazetari në bordin e avionit presidencial Air Force One, Trump tha: “20 vjet janë të mjaftueshme. Por niveli i garancive nga ana e tyre… duhet të jetë një 20-vjeçar i vërtetë”.
Në të kaluarën, Trump ka kërkuar që Irani të ndalojë përgjithmonë pasurimin e uraniumit, duke argumentuar se nuk donte t’ia kalonte problemin një presidenti të ardhshëm.
Deklarata e fundit e Trump shënon një pozicion më fleksibël krahasuar me qëndrimin e tij të mëparshëm “përgjithmonë”, por ai vazhdon të insistojë për verifikime strikte dhe garanci reale nga Irani.





