Edi Rama, në një deklaratë të përbashkët me homologun estonez Kristen Michal në Tallinn, vlerësoi mbështetjen e Estonisë për integrimin europian të Shqipërisë dhe theksoi nevojën për bashkëpunim në teknologji dhe inteligjencë artificiale.
Rama tha se Shqipëria e konsideron Estoninë një model në digjitalizim dhe inovacion, duke theksuar se vendi synon të avancojë më tej shërbimet online dhe përdorimin e inteligjencës artificiale. Ai bëri të ditur se bashkëpunimi pritet të shtrihet edhe në arsim, me shkëmbim përvojash për përgatitjen e të rinjve.
Theksoi se Shqipëria dhe Estonia ndajnë përvoja të ngjashme historike dhe një qëndrim të përbashkët për mbrojtjen e demokracisë dhe kundër ndikimeve të huaja destabilizuese.
Gjatë deklaratës, Rama përmendi edhe presidentin rus Vladimir Putin, duke deklaruar se “nuk kemi simpati për Putinin në Tiranë” dhe se estonezët do të ndihen si në shtëpi në Shqipëri.





