Një polemikë e fortë ka shpërthyer sot mes kryeministrit në ardhje Pilci dhe Mulit. Shkak për këtë sherr është bërë deklarata e Kokalarit se Berisha është bërë si Profesor Pilinci.
Muli ka reaguar duke e quajtur akuzën e Kokalarit një banalitet dhe duke e konsideruar Profesor Pilincin të çmendur.
Pas kësaj, Profesor Pilinci ka lëshuar një deklaratë të egër kundër Mulit.
-“Dëgjuam sot një rivalin tonë për qeverinë e ardhshme, një sejmen të Saliut, duke u përpjekur të më ulë mua dhe të ngrejë rivalin tim Saliun për kryeministër.
Ky zotëria Muli, që ne e dimë që punon për UDB, dhe kjo është arsyeja që Saliu nuk e heq nga paradhoma se e ka me detyrim, duhet ta dijë mirë se unë nuk jam si Saliu i tij që e rrëzon Edi Ramën çdo muaj sa herë ka miting, pastaj shkon bën pazare me të.
Nuk jam as si ky Muli, që merr apartamentet e të varfërve në Sarandë dhe ia jep vëllezërve të tij në Belgjikë, kunatëve të tij të huaj dhe motrës në Kamëz, duke shfrytëzuar pushtetin.
Nuk jemi si ky që ishte bythë e brekë me kriminelë për një vit që ishte ministër dhe vrau më shumë shefa komisariatesh se sa kriminelë.
Ne atë që themi e bëjmë dhe Edi Rama do detyrohet të na dorëzojë çelësat kur të themi ne.
Sa për Mulin, që mendon se nuk mund të krahasohet Berisha me ne, i japim të drejtë në një pikë, që ai nuk mund të krahasohet vërtet, se ne e kemi me gjithë mend dhe gjithë shpirt ta rrëzojmë Edi Ramën dhe qeverinë e tij, kurse ai e ka gjysmë, pasi ndan lekët me Ramën, ndërton kulla me të birin dhe ushqen këta hyzmeqarët si Muli.
Ndaj Muli, do t’ju rrëzojmë në një ditë dhe Berishën dhe Ramën. Kjo të ka mërzitur, po s’keni ç’të bëni.
Do të hapim dosjen e UDB-së se kam folur me CIA-n dhe m’i ka vënë në dispozicion, se si të kthyen nga Jugosllavia dhe të thanë: ‘Ik tani rri tek oborri i DP deri sa të të pranojnë. Po nuk të pranuan, na ço fjalë se ndërhyjmë ne.’ Dhe ashtu ndodhi vërtet.
Tani do të hapen këto letra dhe ke për ta parë ti a jam unë si Berisha, po jo.”





