• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, May 29, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

SHBA-të dhe Irani afër marrëveshjes për armëpushim 60-ditor dhe hapjen e Ngushticës së Hormuzit

May 24, 2026
in Bota

Shtetet e Bashkuara dhe Irani janë pranë nënshkrimit të një marrëveshjeje që do të zgjasë një armëpushim 60-ditor, do të rihapë Ngushticën e Hormuzit, do t’i lejojë Iranit të eksportojë naftë dhe do të hapë negociata për kufizimin e programit bërthamor iranian. Sipas portalit amerikan Axios, marrëveshja synon të shmangë një përshkallëzim të konfliktit në Lindjen e Mesme dhe të ulë presionin në tregun global të naftës. Megjithatë, mbetet ende e paqartë nëse kjo marrëveshje do të çojë në një paqe afatgjatë dhe në zgjidhjen e plotë të çështjes bërthamore.

Burime amerikane bëjnë të ditur se presidenti Donald Trump dhe ndërmjetësit ndërkombëtarë kanë lënë të kuptohet se marrëveshja mund të shpallet që të dielën, edhe pse ende nuk është finalizuar plotësisht.

Sipas draftit të diskutuar, të dyja palët do të nënshkruajnë një memorandum mirëkuptimi 60-ditor, me mundësi zgjatjeje me marrëveshje të ndërsjellë. Gjatë kësaj periudhe, Ngushtica e Hormuzit do të mbetet e hapur për lundrim pa tarifa tranziti, ndërsa Irani do të angazhohet të heqë minat detare të vendosura në zonë. Në këmbim, SHBA do të lehtësojnë bllokadën ndaj porteve iraniane dhe do të japin përjashtime të pjesshme nga sanksionet, duke i mundësuar Teheranit të eksportojë lirshëm naftë. Zyrtarët amerikanë theksojnë se parimi kryesor i marrëveshjes është “lehtësim vetëm pas veprimit”, duke nënkuptuar se heqja e sanksioneve dhe lirimi i fondeve do të ndodhë vetëm pasi Irani të ndërmarrë hapa konkretë dhe të verifikueshëm.

Drafti përfshin gjithashtu angazhimin e Iranit për të mos zhvilluar armë bërthamore dhe për të negociuar pezullimin e programit të pasurimit të uraniumit, si edhe transferimin e rezervave të uraniumit të pasuruar. Burime diplomatike thonë se Irani ka dhënë sinjale pozitive përmes ndërmjetësve lidhur me kompromiset që është i gatshëm të bëjë në çështjen bërthamore. Marrëveshja prek edhe konfliktin mes Izraeli dhe organizatës Hezbollah në Libani. Drafti parashikon përfundimin e luftimeve, ndërsa kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu raportohet se ka shprehur shqetësime gjatë një bisede telefonike me Trump.

Sipas palës amerikane, Izraelit do t’i lejohet të ndërhyjë nëse Hezbollahu tenton të riarmatoset ose të kryejë sulme të reja. Në përpjekjet diplomatike kanë marrë pjesë edhe liderë nga Arabia Saudite, Katari, Egjipti, Turqia, Pakistani dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Një rol kyç si ndërmjetës raportohet të ketë luajtur gjenerali pakistanez Asim Munir. Shtëpia e Bardhë shpreson që mosmarrëveshjet e fundit të zgjidhen brenda orëve të ardhshme dhe marrëveshja të shpallet zyrtarisht të dielën.

Next Post

Miratimi i IBAR, Rama: Kemi ngjitur rrugën më të vështirë. Më 26 maj hapet faza e mbylljes së negociatave

Tentativë e Kokalari për të diskretituar Faten, i shkruan DASH-it: Takimi me Mediun mund të përdoret si mbështetje për Berishën

Përfshihet nga flakët magazina në Durrës, humb jetën emigranti 25-vjeçar nga Bangladeshi

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved