Të mbrojtur nga shteti, ashtu siç nuk mbrohet asnje punonjës i drejtësisë në botë, prokurorët e shtetit shqiptarë kanë edhe zyrën e ankesave të tyre publike… OJQ “Shoqata e Prokurorëve”, e cila mbron të drejtat e shkelura imagjinare të kësaj pjese të “shoqërisë së persekutuar”, në Shqipëri.
Të alarmuar se kolegët po sulmohen nga media, pa deklaruar rastet kur dhe kush… shoqata ka vënë kujën se ndjehet e intimiduar.
“Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë, shpreh shqetësimin e saj të thellë lidhur me përdorimin e përsëritur të gjuhës së urrejtjes dhe të përçmimit ndaj magjistratëve në hapësirën publike dhe mediatike”, ishte statusi i publikur para pak ditësh, por… nuk është e shqetësuar aspak, kur një prokuror nuk është magjistër… apo ndoshta nuk e përfiton mbrojtjen e kësaj shoqate.
Askush nuk mund ta mohoj, se sistemi nuk ka njerëz të aftë që i shërbejnë vendit dhe ligjit, por ama pertej çdo fantazie dhe poshtërsie, sistemi i drejtësisë ka në staturën e tij edhe analfabetë funksional në fushën e jurisprudencës, mjeshtra të mashtrimit, intrigimit, falsifikimit dhe abuzimit, në emër të shtetit të së drejtës, i cili aksidentalisht ka rënë edhe në duar të pista të këtyre delirantëve të paprekshëm, kjo falë injorantëve që e formuluan pastrimin e sistemit, dhe ndërhynë, duke e copëzuar të shkuarën, për të na dhënë një nuse të re të mbarsur nga ustallarët e vjetër dhe këto ligjërisht që do sulmohen, demaskohen publikisht dhe nuk ka shoqatë që i mbron.
Rasti tragjikomik për tu veçuar, është rasti i një noteri që është bërë prokuror në shkelje flagrante të ligjit dhe çuditërisht ka kaluar dhe testin e vettingut, duke përdorur lidhje të njohura miqësore me një ish kryeprokurore, e cila ka qenë prezent, e identifikuar ligjërisht, si në rastin e emërimit dhe në rastin e kalimit të hetimit nga Vettingu.
Duke i anashkaluar këto fakte dhe duke i lënë organet e hetimit të bëjnë qejf me punën e tyre, ku askush nuk u thotë plaç, por vetëm shëndet edhe kur hedhin pështyma mbi sistemin, një gjë e veçantë del në pah për Olsi Dadon:
Noteri Dado, nuk është magjistër, por një jurist i rëndomtë, i cili duke patur vulën dhe firmën e prokurorit, është i dyshuar se qëndiska edhe “anonime” duke na kujtuar komedin Pallati 176, sepse përderisa është bërë prokuror, natyrisht që ai është “një mik që na do të mirën” si qeverisë edhe “dovletit e miletit”.
Por provat për të ngritur një akuzë nga anonimet e përdorura po nga ai me Nesta dhe Nasta, sikur bien erë Jovan, sepse neni 194, nuk lejon hetim me indicie anonimatësh.
Neni 194/1 Dokumentet anonime
1. Dokumentet që përbëjnë njoftime anonime, nuk mund të merren dhe as të përdoren, përveçse
kur përbëjnë provë materiale, ose janë bërë nga i pandehuri.
Pra, e përkthyer shqip-shqip: Kallzimet anonim, nuk mund të përdoren si indicie për nisjen e një hetimi, por vetëm si prova materiale që ndihmojnë hetimin, kur ai po zhvillohet ose kur i bënë i pandehur me prezencë fizike, për të ruajtur anonimatin.
Por, akti më i pastër i intrigës në komedin e romancierit Dado,është se duhet vite dritë të mund ta lexosh skenarin, sepse anonimët e tij, kan arritur të shkruajnë plot 64 mijë faqe për viktimën Veliaj me themel, që nga koha e lindjes.
Sigurisht, që nuk i kanë shkruar ata, por i ka redaktuar, rregulluar dhe sajuar skenarist Dado dhe kjo me një qellim të vetëm… nuk ka gjyqtarë në rruzull që mund t’i lexoj apo të deskriptoi plot 150 romane policeske.
Kjo intrigë, e përdorur nga noter prokurori, për ta kaluar në statusin “de fakto” akuzën dhe për tu tallur me drejtësinë, është e lexueshme për këdo që di të lexoj atë që shkruhet, jo sepse kapaciteti i tij intelektual dhe njohurit që ka marrë si jurist pa magjistratur, janë deri te anonimatët që shkruajnë romane për kallëzim, por kjo është menyra e vetme për të bërë drejtësi personale.
Ndaj, Olsi “Bregu”, duhet vënë në provë para një trupe teatrore, siç janë sot gjykatat, për të vënë në skenë tragjikomedinë Veliaj me autor edhe Altin Dumanin, i cili rri i fshehur pas kuintave, duke e bërë edhe më intrigues këtë skenar të frikshëm.
Nëse ka ndonjë element intimidimi në këtë rast, do të ishte vërtetë e dyshimtë aftësia perceptimit të ndarjes mes akuzës dhe shpifjes nga këto prokuror që nuk i shqetëson fare fakti, që padrejtësia është ulur këmbëkryq duke përdorur mjete antiligjore…në emër të drejtësisë, për të arritur qëllimin, duke i bërë të dyshuar si antishtet dhe antidrejtësi. /Ekskluzive.al


