• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Monday, June 1, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Alarmi i çuditshëm i mediave greke për protestën në Zvërnec! Nga pretendimet për lidhjen e pronës me minoritetin grek te shqetësimi për mjedisin dhe interesat e dhëndrit të Trump

June 1, 2026
in Aktualitet, Debat

Protesta në Zvërnec ka qenë kryefjalë e mediave greke. Alarmi i çuditshëm i ngritur nga mediat e vendit fqinj erdhi menjëherë pas një deklarate të ministrisë së Jashtme greke, e cila pretendoi se një minoritar grek mbeti i plagosur në protestën e së shtunës. Kathimerini thotë se dy autobusë me protestues u nisën nga Greqia për në Zvërnec.

IRANË- Protesta në Zvërnec ka qenë kryefjalë e mediave greke. Alarmi i çuditshëm i ngritur nga mediat e vendit fqinj erdhi menjëherë pas një deklarate të ministrisë së Jashtme greke, e cila pretendoi se një minoritar grek mbeti i plagosur në protestën e së shtunës ku rojet private përdorën jo vetëm dhunë, por edhe spray në drejtim të protestuesve dhe forcave të policisë së shtetit.

Në fokus të raportimeve nuk ka qenë vetëm plagosja e një pjesëtari të minoritetit grek, por shumë media të greke, me miliona ndjekës, e kanë vendosur fokusin edhe tek një konflikt i pretenduar për pronën, që sërish e lidhin me minoritetin grek. Por habia më e madhe është shqetësimi i mediave greke për mjedisin, që ky projekt sipas tyre e vë në rrezik. Pothusje të gjitha pa përjashtim vënë në dukej faktin se pas këtij projekti qëndrojnë dy emra të njohur, Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj Jared Kushner.

“Protestuesit pretendojnë se zhvillimi i këtij resorti gjigant rrezikon zonat e mbrojtura ekologjike pranë Lagunës së Nartës dhe cenon të drejtat e tyre të pronësisë. Një shtetas grek raportohet se u dhunua dhe u plagos rëndë gjatë përplasjeve me forcat private të sigurisë, duke shkaktuar reagime të forta dhe duke nxitur një reagim zyrtar nga Ministria e Jashtme e Greqisë. Projekti i profilit të lartë lidhet ngushtë me Jared Kushner, miliarderin hebreo-amerikan dhe ish-këshilltarin e Donald Trump, përmes kompanive të tij investuese dhe partnerëve të lidhur me të”, shkruan Greece High Definition.

“Një anëtar i minoritetit etnik grek në Shqipëri u plagos të shtunën gjatë protestave në zonën ku është planifikuar ndërtimi i një resorti luksoz, i lidhur me Ivanka Trump dhe Jared Kushner, vajza dhe dhëndri i Presidentit amerikan Donald Trump”, shkruan Greek Reporter.

Media greke Neos Kosmos shkruan se projekti mund të dëmtojë mjedisin natyror dhe të cenojë pronat që u përkasin familjeve të Minoritetit Kombëtar Grek, duke e lidhur investimin po ashtu me dhëndrin e Trump.

“Përplasjet e dhunshme kanë shpërthyer në jug të Shqipërisë, pasi pjesëtarë të minoritetit grek u përballën me forcat e sigurisë gjatë protestave kundër një projekti kontrovers turistik luksoz, që raportohet se lidhet me Jared Kushner dhe Ivanka Trump.

Incidentet ndodhën në Zvërnec, një zonë bregdetare në jug të Shqipërisë, ku banorët kanë protestuar kundër planeve për ndërtimin e një resorti luksoz në një nga rajonet më të ndjeshme mjedisore të vendit. Anëtarët e komunitetit shprehen se projekti mund të dëmtojë mjedisin natyror dhe të cenojë pronat që u përkasin familjeve të Minoritetit Kombëtar Grek.

Sipas raportimeve, të paktën një banor me përkatësi etnike greke mbeti i plagosur gjatë përplasjeve, çka nxiti një reagim të menjëhershëm nga Greqia, e cila kërkoi një hetim të plotë të ngjarjes dhe respektimin e të drejtave të minoriteteve”, shkruan Neos Kosmos.

Gazeta Kathimerini shkon edhe më tej, duke i kushtuar një reportazh të gjatë organizimit të protestës dhe përfshirjes së minoritarëve grekë. Sipas saj, nga Athina ishin nisur dy autobusë me protestues për në Zvërnec. Madje, Kathimerini shkruan se kryebashkiakia e Vlorës, Brunilda Mersini ka zhvilluar një takim në Ilion të Atikës me disa banorë, ku të pranishëm kanë qenë edhe dy avokatë nga ana e investitorëve.

“Më shumë se 300 persona morën pjesë në protestën e së shtunës. Nga Athina u nisën të premten në mbrëmje dy autobusë, ndërsa pjesëmarrës të tjerë udhëtuan nga qytete të ndryshme të Greqisë me automjetet e tyre. Vonë pasdite të mërkurën e kaluar, rreth dhjetë emigrantë nga Zvërneci pritën në Ilion të Atikës kryetaren e Bashkisë së Vlorës, një ndihmës të saj dhe dy avokatë nga pala e investitorëve. Sipas banorëve, biseda zgjati rreth dy orë, por nuk solli ndonjë rezultat”, shkruan Kathimerini.

Pasqyrimi i gjerë i mediave greke për këtë çështje, u vu në dukje me skepticizëm nga kryeministri Edi Rama, duke evidentuar se mund të jetë një ndërhyrje e qëllimtë nga konkurrenca që i sjellë Greqisë një strukturë e tillë turistike.

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved