Avokatja Alesia Balliu, njëherësh kandidate e përjashtuar për kreun e PD-së, i është përgjigjur deputetit të PD-së Flamur Noka, i cili e cilësoi znj. Balliu si pjesë e Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapajt, të cilin Sali Berisha tashmë e konsideron aleat. Balliu sfidon Nokën që të tregojë një dokument që e lidh atë me subjektin politik Shqipëria Bëhet, ndërsa paralajmëron se do të ekspozojë pazaret e Shkëlzen Berishës me pushtetin në kurriz të demokratëve.
Alesia Balliu ka bërë edhe një akuzë të fortë teksa thotë se Flamur Noka është rrahur nga ish bashkëshorti i një deputeteje aktuale të PD-së, me të cilën sipas saj Noka ka udhëtuar në Itali. Balliu shkruan gjithashtu se Flamur Noka është arsyeja se pse shumë vajza nuk i afrohen sot Partisë Demokratike, duke aluduar për probleme të karakterit moral të Nokës.
Reagimi i plotë i Alesia Balliut
“Shkëlzen, për Sali Berishën vërtet kam qarë, por gomarin tënd Flamur Nokën nuk do ta kursej. Flamur, ajo që ka shpërndarë ti nuk është asgjë e re. Më trego një fletë ku unë kam firmosur për “Shqipëria Bëhet”.
Dëgjo, Flamur: ti je llumi i asaj partie, dhe e di pse? Sepse je i vetmi njeri që je rrahur nga ish-burri i një deputeteje të PD-së me të cilën ke qenë në Itali. Ti, Flamur, je e vetmja lëtyrë njerëzore nga e cila vajzat nuk afrohen në PD. Ti je i vetmi funksionar që shtëpitë që duhej t’ua jepje qytetarëve, ua ke dhënë familjarëve të tu.
Flamur, ashtu siç të zhburrëruan në Vorë, unë do të të zhburrëroj në mes të Tiranës, sepse nuk i frikësohem lëtyrave si puna jote.
Shkëlzen Berisha, si t’i lidhësh apo mos t’i lidhësh gomerët e tu, demokratët do ta marrin vesh për pazaret që po bëni në kurriz të tyre. Shkelzen Berisha vetem Zotit i trembem mbi tokë, Mos e Harro!“.





