• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Saturday, April 25, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Ç’do të thotë “Shqipëria, nyje logjistike e NATO-s në rajon”?

April 25, 2026
in Blog

Nga Ylli Pata

Matthew Whitaker, ambasadori i SHBA në NATO ka mbërritur në Shqipëri, në një aktivitet që duket se është përtej atij diplomatik. Ambasada e SHBA në Tiranë, në një informacion të shpërndara në rrjetet e saj sociale thekson: “Duke fluturuar mbi Bazën Ajrore të Kuçovës, e rinovuar përmes fondeve të NATO-s, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në NATO, Matthew Whitaker, dhe Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, diskutuan aftësinë e Shqipërisë për t’u bërë një nyje logjistike e NATO-s në rajon përmes investimeve në Korridorin VIII, si dhe mënyrat se si Shqipëria mund ta çojë sigurinë rajonale në nivele më të larta përmes rritjes së shpenzimeve në fushën e mbrojtjes”.

Menjëherë pas këtij postimi, kryeministri Edi Rama ka njoftuar për takimin me ambasadorin Whitaker.

“Në Kryeministri, me Ambasadorin e SHBA në NATO, Matthew Whitaker, folëm për lidhjen e ngushtë mes vendeve tona, partneritetin strategjik mes shteteve tona, marrëdhëniet tona të shkëlqyera diplomatike e ushtarake, forcimi i të cilave është prioritet i përbashkët, si edhe për Samitin e NATO-s vitin e ardhshëm në Tiranë, ku Shqipëria do të bëhet pikëtakimi i aleancës më të madhe ushtarake të botes”.

Vizita e ambasadorit amerikan në NATO vjen në kulmin e një situate të ndezur ndërkombëtare në Gjirin Persik dhe pak a shumë në një kohë kur vetë Trump, si dhe zyrtarë të lartë të administratës së tij, duke nisur nga Marco Rubio kanë shigjetuar NATO-n.

Pikërisht në kulmin e këtyre polemikave, disa media europiane nisën të flasin atë që e quajtën NATO 2.0, një ide që më shumë se e tillë po bëhet fakt.

Pra një aleancë e re ku SHBA do të ketë rreth vetes partnerë luajalë e jo kundërshtarë. Disa prej këtyre mediave folën për projektin NATO 2.0, duke e vizatuar afërsisht të afërt me Bordin e Paqes. Me një fjalë SHBA, Izraeli, Turqia, Greqia vendet arabe të Gjirit, India e Pakistani e ca shtete kaukazane ku Armenia dhe Azrbaxhani, luftën e të cilëve “e ndali” Trump janë ndër më kryesorët.

Në këtë diskutim ndodhën disa lëvizje në “lagjen tonë”/ Lëvizje që nisi nga turi i ambasadores së SHBA n Greeqi, e cila konsiderohet mjaft e afërt me Shtëpinë e Bardhë. Pastaj ndodh emërimi i ambasadorit të ri të SHBA n Tiranë, i cili është një krye-Rambo-gjeneral i forcave speciale.

Sot, Edi Rama, pa dhënë digjiturë publikon një video të stërvitjes sëë rambove shqiptaret. Më pas, ambasada amerikane në Tiranë poston lajmin e foton e vizitës së ambasadoorit amerikan në NATO. Ku ka një shprehje mjaft të rëndësishme: “Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në NATO, Matthew Whitaker, dhe Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, diskutuan aftësinë e Shqipërisë për t’u bërë një nyje logjistike e NATO-s në rajon përmes investimeve në Korridorin VIII”.

Logjistika në termin stategjik e gjeostrategjik ka një sens makro të lëvizjes dhe nuk flet thjesht për një korridor rrugor. Siç mund të jetë Rruga Egnatia e vjetër apo Korridori VIII.

Koridoret sot në logjikën gjeopolitike së paku nga fundi I Luftës së Dytë Botërore, janë rrugët detare, apo kontrolli i ngushticave, kanaleve dhe gjireve të ndryshme.

Porti i ri i Durrësit është folur prej kohësh që do të jetë edhe port i NATO-s, e cila do të kontrollojë Rrugën e Engatia, së bashku me të gjithë pjesët e saj mbështetëse detare dhe tokësore. Ide që duket qartë se nuk është gjë tjetër veçse projekti alternativ konkurent i “Rrugës së Mëndafshit” së Kinës.

Të cilat kanë qenë dy nga korridoret tokësore më të rëndësishme histrike të tregtisë së Lindjes me Perëndimin. E q duket kanë marrë një tjetër rëndësi në botën e pasigurisë së rrugëve detare. TAP ishte “dallëndyshja” e parë e thyerjes së shishes së “Tetës”. E cila tani ka marrë tjetër rëndësi. Ku Durrësi është pika nisëse, ç’ka e kthen fiks një nyje stategjike, që përkthyer ekonomikisht është një lloj magazine logjistike. Siç ka qenë pak a shumë Selaniku, por edhe më shumë se kaq. Selaniku furnizonte Ballkanin, e “Teta”, përkatësisht Egnatia e re ka krejt tjetër hapëisirë, ndaj edhe interesi, lufta e diskutimet për portin e ri të Durrësit ka qenë mjaft i lartë.

Next Post

Berlini "heq" veton, Berisha i kërkon BE t’i vendosë kushte Shqipërisë

Ilir Beqaj letër drejtuar Xhafajt, Manjës dhe Gogut: U shkel ligji në ndryshimin e akuzës sime, nuk mora asnjë njoftim

Skandal në vijën e frontit të luftës në Ukrainë, ushtarët ukrainas mbeten pa ushqim e ujë, shkarkohet komandanti

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved