• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, April 28, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Departamenti Amerikan i Shtetit zbulon arsyet: Ja pse u dekretua gjenerali Eric Wendt si ambasador në Shqipëri

April 28, 2026
in Aktualitet, Kryesore

Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) ka publikuar raportin për Komitetin e Marrëdhënieve me Jashtë në Senatin e Shteteve të Bashkuara, ku shpjegohen arsyet e nominimit të Eric Wendt si ambasador në Shqipëri.

Sipas dokumentit, Wendt, gjeneral-lejtnant në pension, vlerësohet si një kandidat me përvojë të gjerë në drejtimin e strukturave komplekse ushtarake dhe ndërinstitucionale, si dhe me njohje të drejtpërdrejtë të rajonit evropian dhe Shqipërisë.

Ai aktualisht shërben si profesor në Shkollën Pasuniversitare Detare në Monterey, ku jep mësim për komandë dhe lidership, ndërsa gjatë karrierës së tij ushtarake mbi 34-vjeçare ka mbajtur një sërë rolesh të larta drejtuese.

Një nga elementët kryesorë që theksohet në raport është roli i tij në NATO, ku si komandant i Shtabit të Operacioneve Speciale ka drejtuar të gjitha forcat speciale të Aleancës, përfshirë edhe njësitë shqiptare, duke bashkëpunuar drejtpërdrejt me drejtues dhe trupa në Shqipëri.

Gjithashtu, Wendt ka shërbyer në Afganistan si zëvendës komandant rajonal, duke mbikëqyrur operacione që përfshinin edhe trupa shqiptare, si dhe ka pasur një rol të rëndësishëm pranë DASH-it, ku për dy vite ka qenë pjesë e Ambasadës amerikane në Jerusalem dhe ka drejtuar një koalicion prej tetë vendesh si koordinator i sigurisë mes Izraelit dhe Autoritetit Palestinez.

Raporti nënvizon se aftësia e tij për të menaxhuar struktura shumëkombëshe dhe ndërinstitucionale, si dhe eksperienca në operacione ndërkombëtare dhe diplomaci sigurie, e bëjnë atë të përshtatshëm për postin në Tiranë.

Wendt është diplomuar në Universitetin e Kalifornisë në Santa Barbara dhe në Shkollën Pasuniversitare Detare në Monterey, ndërsa zotëron gjuhët arabe dhe koreane.

Ai është gjithashtu përfitues i një sërë dekoratash të larta, përfshirë Medaljen për Shërbim të Dalluar në Mbrojtje dhe çmime të tjera të rëndësishme nga institucionet amerikane.

Sipas DASH-it, kombinimi i përvojës ushtarake, ekspertizës rajonale dhe aftësive drejtuese e pozicionon Wendt si një kandidat të fortë për të përfaqësuar interesat amerikane në Shqipëri.

Next Post

Irani i propozon SHBA marrëveshje për rihapjen e Hormuzit. Çfarë përmban?

"Meta ka pamjen e të burgosurit politik, por sot ishte pushkë..."! Shpërthen Kryemadhi: Edhe opozitarizmi është biznes, janë më të pasurit!

The Atlantic: Vance vë në pikëpyetje Pentagonin mbi suksesin në luftën kundër Iranit

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved