• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, April 26, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Deputetja Besa Spaho e zgjedhur në listat e hapura, një “rebele” në grupin parlamentar të PS-së: Nuk më duhet “mentorimi” nga deputetë “veteranë”! Bëj rrugëtimin tim

April 26, 2026
in Aktualitet, Debat

Janë 53 deputetë socialistë që hyjnë rishtas në sallën e Kuvendit të Shqipërisë, shumica në moshë të re. Në grupin parlamentar socialist është akumuluar shumë ambicie për karrierë, një realitet ku bashkëjetojnë disa shtresa ndër të cilat: veteranët, ata me përvojë më shumë se një mandat dhe deputetët e rinj. Janë modele që i qasen në mënyra të ndryshme politikës, grupit parlamentar dhe përvojës që kanë gjetur aty. Disa tentojnë t’i afrohen “veteranëve”, të tjerë ende nuk e kanë gjetur veten në sallën shpesh kaotike të Kuvendit, ndërsa ka edhe nga ata që nuk e preferojnë aspak mentorimin.

Një prej tyre është Besa Spaho, deputetja e Korçës në listën e hapur, e cila zhvilloi një betejë të fortë në zgjedhjet e rreth një viti më parë, duke spikatur me një numër të konsiderueshëm votash. Inxhiniere ndërtimi në profesion, ajo ka vizatuar qartësisht konturet e projektit të saj politik.

Nuk është e atij modeli që tenton t’i afrohet publikut përmes videove virale, as nga ata që përfshihen në kaosin e parlamentit për të dëshmuar devotshmëri në beteja të panevojshme me një opozitë të çorientuar. Ajo ka projektuar një rrugëtim ngjitjeje të qetë dhe të natyrshëm në shkallët e karrierës politike.

Në një intervistë për “TemA”, Besa Spaho flet për sfidat e kalimit nga angazhimi në pushtetin vendor drejt aulës së parlamentit, për përballjen me dinamikat e një salle shpesh kaotike, si dhe për raportin me kolegët e rinj dhe ata me përvojë në Partinë Socialiste, por edhe me përfaqësuesit e opozitës. Ajo ndalet gjithashtu te modelet e ndryshme brenda grupit parlamentar socialist dhe te mënyra se si e koncepton vetë rolin e saj. Vlerëson kontributin e grave në politikë dhe veçon si model suksesi deputeten socialiste Arta Daden.

Besa Spaho ka një karrierë të spikatur në pushtetin vendor, deri në detyrën e nënkryetares së Bashkisë së Korçës. Në zgjedhjet e majit të vitit të shkuar, ishte hera e tretë e saj në garë për t’u zgjedhur deputete kur edhe fitoi mandatin si deputete e listës së hapur. Thotë se është rritur në Partinë Socialiste dhe e njeh organizimin dhe funksionimin e saj në detaje, edhe për faktin se i ati ka qenë kryetar i Partisë Socialiste në Korçë.

Besa Spaho beson se pika e saj e fortë është komunikimi dhe lidhja me elektoratin, ndërkohë që nuk e konsideron të domosdoshëm mentorimin nga deputetët me përvojë në Kuvendin e Shqipërisë. Duke shprehur respekt për kontributin e tyre, ajo thekson se nuk ka një komunikim të afërt me deputetët “veteranë”, pasi preferon që angazhimin dhe ndërveprimin në sallën e Kuvendit ta ketë kryesisht me grupin e deputetëve të rinj, ku edhe bën pjesë.

Pa inate dhe larg toneve agresive që shpesh shoqëron seancat parlamentare, Spaho flet me konsideratë për kolegët e rinj të opozitës. Thotë se aty ka kapacitete, por vlerëson se aktivizimi i tyre mbetet i kufizuar nga një lidership që, sipas saj, pengon frymën e re dhe nuk i hap rrugë ndryshimit.

Next Post

Pas ngjarjes tragjike të nënës që humbi jetën pasi lindi dy fëmijët, një tjetër histori tronditëse : "Ja çfarë ndodhi me vajzën time"!

E rëndë në Lezhë, babë e bijë humbin jetën në aksident! Punonin në kampin e Gjadrit, mjeti përfundoi në kanal teksa ktheheshin në shtëpi

Ervin Salianji diskretiton Berishën: Përgjigje Sali kolltukut, 36 vite në pushtet në kurriz të demokratëve

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved