• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, May 15, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Eurovizon 2026/ Konkurentë në natën e dytë: Shqipëria me Alis shkon në finale!

May 15, 2026
in Kulture

Edicioni i 70-të i Eurovizionit u mbajt sot në mbrëmje në stadin e gjysmëfinales në Vienë duke emocionuar të gjithë ndjekësit e muzikës. Emocione të vërteta patën shqiptarët natën e sotme pasi këtë natë këndoi dhe këngëtari nga Shkodra Alis.

Gjysëmfinalja e dytë e Eurovizionit u çel me një etyd për dashurinë e pamundur, respektin dhe refuzimin nga dy prezantuesit, Viktoria dhe Mihel.

Pesëdhjetë përqind e votimit ishte në dorën e publikut dhe pesëdhjetë në dorën e jurive. Atyre që ju lejohet, mund të votojnë deri në 10 herë.

Dara, këngëtarja nga Bullgaria çeli natën e dytë të Eurovizionit. Kënga e saj “Bangaranga” ishte një miksim mes elektro popit dhe punkut. Kjo ishte një këngë që ishte e pajisur me shumë energji.

Pas saj erdhi në skenë Xhiva, që përfaqësoi Azerbajxhanin. Ajo ka lindur në Moskë në fakt dhe thotë që për këngën ishte frymëzuar nga divorci i saj i fundit. Kënga titullohej “Just go”.

Më pas mbrëmja vijoi me performancën e Rumanisë. Këngëtara Aleksandra Kapitanesku me « Choke me » ka sjellë në vëmendje shumë polemika dhe debate për mënyrën që sfidon ideologjitë gjinore. Megjithatë këngëtarja e ka « maskuar » bukur titullin duke u shprehur se kënga bën fjalë për ankthin.

Në rradhë ishte Luksemburgu. Këngëtarja Eva Maria shprehet se i do të gjithë artet dhe më shumë mjedisin. Kënga e saj u titullua “Mother nature”. Eva Maria është violiniste dhe u shpreh se u dashurua me muzikën kur pa Alexander Rybak të fitonte Eurovizionin me këngën e tij të famshme “Fairytale”. Eva e përdori violinën edhe gjatë performancës, të cilën e mbylli me fjalët “Thank you so much Europe, I love you”.

Çekia pasoi me Daniel Zviska me këngën « Crossroads ». Kujtojmë se kjo ishte vetëm hera e 13 që Çekia merr pjesë në Eurovizion.

Të gjashtët performuan francezët. Me këngën “Regarde”. Këngëtarja franko amerikane Monroe, vetëm 17 vjeç u bë ndër më të rejat artiste të Eurovizonit. Kujtojmë se si një ndër 4 vendet “e mëdha” të Eurovizionit Franca është tashmë kualifikuar në finale.

Më pas e kishte radhën Armenia me këngëtarin Simon. Kënga titullohej « Paloma Rumba ». E tija ishte një performancë më shumë koreografike.

Zvicra me Veronica Fusaro e lindur në Thun. Tema e këngës « Alice » është një homazh ndaj viktimave të dhunës në familje.

Pas saj performoi 30 vjeçarja nga Qipro Antigoni me këngën « Jalla ».

Më vonë në radhë performoi shteti mikpritës i Eurovizionit Austria, që kujtojmë si shtet pritës kualifikohet direk në finale. Tanzschein ishte kënga e këngëtarit Cosmo që « është një thirrje për të humbur veten në ritëm ». Një kengë me nota të forta të muzikës tekno.

Latvia (Letonia) e kishte radhën më pas me këngëtaren Jena Atvara që performoi këngën “Në hije ».

Këngëtari nga Danimarka 27 vjeçari Soren Torpergaard Lund me këngën “Përpara se të shkojmë në shtëpi » solli spektakël në skenën e eurovizionit me paraqitjen e tij të veçantë.

41 vjeçarja nga Australia Delta me titullin « Eklips » pasoi. Një baladë për dashurinë e humbur.

Këngëtarja ukrainase Viktoria Leleka lindi në Donbas dhe erdhi në skenë me këngën “Ridnym” për të përfaqësuar Ukrainën. Ajo jeton në Berlin.

Para se të vinte në skenë Mbretëria e Bashkuar prezantuesja Viktoria mori në pyetje Cosmon në lidhje me këngën e tij.

Këngëtari i Mbretërisë së Bashkuar si një prej « vendeve të mëdha » kualifikohet direkt në finale. Megjithatë kjo nuk e pengoi performancën e Look Mum No Computer me këngën “Eins Zwei Drei”.

Pas tij performoi Alis me këngën « Nan ». Një baladë për dashurinë familjare me tekst dhe kompozim shumë të veçantë.

E parafundit në radhë ishte Malta me këngën “Bella” nga Aidan.

Mbrëmjen e mbylli Jonas Lovv nga Norvegjia me këngën « Ya ya ya ».

Gjatë televotimit pati dhe evente të veçanta, si kërcimi tradicional i valsit vienez nga të gjithë të pranishmit në sallë.

“Unknown” ishte kënga e re e fituesit të vitit të kaluar JJ që u prezantua në gjysëm finale me një performancë “trans”.

Shqipëria u kualifikua për në finalen e 16 Majit, të shtunën.

Në finale shkuan:Bullgaria, Ukraina, Norvegjia, Australia, Romania, Malta, Qipro, Shqipëria, Danimarka dhe Çekia./Tema

Next Post

Berisha padit Adriatik Doçin! Gazetari: I nderuar Sali, të vërtetoj se je i korruptuar!

Çfarë ishte takimi i Edi Ramës me krerët europianë në Gjermani?

"Meritën" kryesore për rezolutën e ka Berisha

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved