• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Saturday, April 18, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Frank Lampard bën mrekullinë në Angli, rikthen pas 25 vitesh në Premier League ekipin e Coventry City

April 18, 2026
in Sport

Coventry City ka siguruar rikthimin në Premier League për herë të parë pas plot 25 vitesh, pasi barazoi 1-1 në transfertë ndaj Blackburn Rovers në kuadër të Championship.

Klubi, një nga themeluesit e Premier League në sezonin 1992-93, rikthehet në elitën e futbollit anglez pas një mungese të gjatë që nga rënia në sezonin 2000-01. Skuadra e drejtuar nga Frank Lampard ka zhvilluar një sezon të jashtëzakonshëm, duke dominuar Championshipin.

Në ndeshjen vendimtare në stadiumin ‘Ewood Park’, Coventryt i mjaftonte një pikë për të siguruar ngjitjen. Megjithatë, sfida nuk ishte e lehtë dhe vendasit e Blackburn Rovers kaluan të parët në avantazh me golin e Ryoya Morishita.

Kur dukej se festa do të shtyhej, erdhi reagimi nga Coventry. Në minutën e 84-t, Bobby Thomas realizoi me kokë pas një goditjeje dënimi, duke barazuar rezultatin dhe duke ndezur festën mes tifozëve.

Mbi 7,000 mbështetës të Coventryt, të pranishëm në Lancashire, shpërthyen në festë pas fërshëllimës përfundimtare, duke kurorëzuar një rrugëtim të jashtëzakonshëm rikthimi.

Nga rënia në kategorinë e katërt në vitin 2017, deri te ngjitja në elitë, Coventry ka kaluar një dekadë sfidash. Humbja në finalen e ‘play-off-it’ ndaj Luton Town në vitin 2023 ishte një goditje e rëndë, por këtë sezon skuadra reagoi fuqishëm.

Edhe pse promovimi është siguruar tri javë para fundit, gara për titull mbetet e hapur. Ipswich Town ndodhet 11 pikë prapa me pesë ndeshje për t’u luajtur (kanë dy mangut), duke e lënë ende matematikisht të hapur luftën për vendin e parë.

Next Post

22 milionë euro u shpenzuan për Brojën, sulmuesi i Kombëtares përfshihet në listën që nuk do ta donte askush

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved