Cristiano Ronaldo ishte vetëm disa sekonda larg titullit kampion në Arabinë Saudite, por Al Hilal arriti t’i merrte një barazim në fund skuadrës së Al Nassr.
Skuadrës së portugezit i mjaftonte vetëm një fitore për të fituar titullin kampion, por barazimi ja shtyn “festën” për ndeshjen e fundit, teksa me Damac fitorja është e vetmja mundësi për t’i sjellë titullin.
Simakan kaloi në avantazh Al Nassr në minutën e 37’, por vetëm në fundin e takimit, pas një rivënie me duar të hedhur në zonë, portieri Bento doli i pasigurt dhe topi i rrëshqiti nga duart, duke shkaktuar një autogol.
Tashmë Al Nassr i ka sytë nga finalja e Champions League 2 të Azisë, aty ku do të ndeshen pas katër ditësh me Gamba Osakan, ndërsa në fund do të përballet me Damac, në ndeshjen finale për titullin kampion.


