lton Karapici është një nga taksidarët e tatimeve më të denoncuar nga biznesmenët në e-mailin e kryeministrit Edi Rama dhe dritare të tjera, për përdorimin e funksionit publik për mbushjen e torbës së korrupsionit, përmes veprimeve arbitrare, kontrolleve abuzive dhe fabrikimit të gjetejeve, me qëllim për të mbledhur kuotën mujore të ryshfetit. I njohur herë si Elton Gjoba dhe herë si Karapic Torba, inspketori i biznesit VIP, që shihet nga taksidarët vetëm për t’u zhvatur, kërkon 10-20 mijë euro për çdo biznes VIP që ka nën hyqëm për kontrollor.
Teksa emri i tij tashmë ndodhet edhe në disa dosje të SPAK-ut, milioneri Elton Karapici (nuk është ekzagjerim) ka 10 vjet që bën taksidarin në Drejtorinë e Tatimeve VIP. Rruan e qeth biznesin e madh në emër të PARTISË. Për një dekadë llogaritet të ketë zhvatur gati 10 milionë euro ryshfet sipas numrit të “inspektimeve” që ka bërë nëpër bizneset VIP.
Menjëherë pas zgjedhjeve vitin e kaluar u turr të bëjë ashtu si gjithë taksidarët e tjerë, milionat e verës 2025. Sepse nga janari deri maj urdhri ishte i prerë: Asnjë inspektim apo gjobë biznesit.
Po kush është Elton Karapici? I biri i dy prindërve intelektualë, Fatmir dhe Vjollca Karapici, të cilët ndërruan jetë në kohën e pandemisë së koronavirusit, Elton taksidarit para dhe pas vdekjes së tyre, i eci zhvatja vaj.
Adela Shera, bashkëshortja e tij, ka një karrierë të ndërprerë si zëvendësministre e Zhvillimit Ekonomik në 2016-2017 nën tavolinën dhe urdhrat e ministrit me nofkën “Tigri”.
Burri me karrierë të mirë do grua të denjë në krah, ky është postulati. Adela Shera është pedagoge në Fakultetin Ekonomik aty ku punonte edhe vjehrra e saj e ndjerë, Vjollca Karapici.
Sabri Shera, babai i ish-zëvendësministres së Ekonomisë, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Adela Karapici (Shera), u arrestua në kuadër të operacionit të quajtur “Kontrata false”, në shkurt 2024.
Shera, bashkë me dhëndërin e tij që nuk doli askund në hetim, kanë kompaninë e ndërtimit “AA Konstruksion”. Me dhjetra qytetarë të mashtruar, me dhjetra kallëzime derisa u arrestua.
Vjehrri i taksidarit Karapici kishte shitur në një rast 8 herë të njëjtat apartamente të një pallati të ndërtuar nga firma që ka me dhëndrin e tij.
Sabri Shera është denoncuar me dhjetra herë për bëmat e tij si ndërtues mashtrues, ndërsa dhëndri vazhdonte punë te VIP-at pa asnjë problem…
Kush janë bashkëpunëtorët e taksidarit Elton Karapici?
Taksidari i biznesit VIP Elton Karapici nuk vepron i vetëm. Ka dyshime të forta se Karapici është pjesë e një grupi kriminal në Tatime, i cili vepron në bashkëpunim në zhvatjen e biznesit VIP përmes presionit dhe shantazhit, duke përdorur funksionin publik. I dyshimtë në këtë aktivitet kriminal është edhe roli i ministrit Petrit Malaj, i cili i ka shtrirë interesat familjare nga mikrokreditë, tatimet, skemat e pastrimit të parave, bankat etj.
Një nga bashkëpuntorët kryesor të rrufjanit të Tatimeve Elton Karapici dyshohet se është Erlind Qendro, në rolin e sekserit dhe mbledhësit të gjobave ndaj biznesve në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Nën hetim nga SPAK nga SPAK për korrupsion dhe skema mashtrimit, një skuadër e BKH i sekuestroi Erlind Qendros kohë më parë telefonin. Në atë kohë Qendro ishte shef kabineti i ish drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi.
Pikërisht nga zbërthimi i telefonit nga BKH kanë dalë në pah lidhjet korruptive mes Erlind Qendros dhr Elton Karapicit. I ardhur nga sistemi bankar, Qendro dyshohet se është sekseri mes Karapicit dhe biznesmenëve si objekt zhvatje, për pazaret e tarifave dhe mbledhjen e haraçit. Vijon…





