Në ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në fshatin Mengël të Elbasanit, ku 61-vjeçar i Peti Bozo djali i ish deputetes së PS-së Luljeta Bozo ka përplasur për vdekje një vogëlush vetëm 7-vjeçar.
Por nisur nga dëshmitë e qytetarëve Bozo ka qenë me shpejtësi tej normave të lejuara dhe pretendimi i tij se po ecja me 10 km/orë dhe se ishte në rrugën e tij është i turpshëm . Më e turpshme dhe skandaloze është heshtja prej skuthash e organeve të policisë rrugore, të cilët duhet të kishin dalë që dje me deklaratë për shtyp.
Por producente dhe djali i deputetes paska dhe ai imunitet nga policia e rrumpallës.
Ja çfarë thonë dëshmitarët e ngjarje të cilët kanë deklaruar se autori po lëvizte me shpejtësi maksimale.
“Dolën burrat me vrap nga lokali, ngritën makinën dhe nxorën fëmijën. Njoftuan ambulancën, u vonua 15 minuta, nuk erdhi. E morën fëmijën me makinë të rastit. Nuk e llogaris dot se sa aksidente janë bërë. Ka shumë aksidente në këtë aks. Bëhen shumë. Shoferi ishte me shpejtësi maksimale. E kishte parë dikush. Ai ishte shumë shpejt.”, tha zonja.


