• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, April 14, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

I përdori videon për politikë, baristi i famshëm i përvishet Berishës: Prej teje ikëm jashtë, shkatërrove shpresën e të rinjve

April 14, 2026
in Aktualitet, Debat

Baristi i famshëm shqiptar, (videot e të cilit kanë miliona shikime në rrjet), Dritan Alsela, i cili jeton dhe punon në Gjermani, ka reaguar ashpër ndaj një postimi të kreut të PD, Sali Berisha.

Ky i fundit, përdori një video të Alselës për të goditur kryeministrin Edi Rama. Pas kësaj, nëpërmjet një shënimi në faqen e tij FB, baristi i njohur iu përvesh Berishës, duke e cilësuar atë si shkakun pse ai vetë dhe mijëra shqiptarë të tjerë emigruan në vitet ’90, duke u detyruar të braktisin vendin.

Postimi i plotë i Dritan Alsela:

Ky person në këtë video ka një emër dhe një mbiemër: Dritan Alsela – të cilin ju, zoti Berisha, jeni i detyruar të paktën ta përmendni. Përdorimi i kësaj videoje pa informimin dhe pa pëlqimin tim është një shkelje e qartë e të drejtës së autorit, një koncept që ju, i formuar me mentalitetin “unë jam mbi gjithçka”, as nuk e njihni dhe as nuk e pranoni. Unë kam mundësinë që këtë video ta fshij brenda pak minutash, por nuk ia vlen të merrem me dikë që koha vetë e ka vendosur aty ku është sot.

Unë jam Dritan Alsela. Kur ju erdhët në pushtet, unë nuk i kisha mbushur ende 18 vjeç, dhe ajo që ju i bëtë Shqipërisë – ekonomikisht, shoqërisht dhe mbi të gjitha një brezi të tërë të rinjsh si unë – është ndër dëmet më të mëdha që i janë bërë këtij vendi. Unë e kam përjetuar vetë, jo nga larg, por nga brenda: ishte politika juaj, ishte drejtimi juaj, ishte stili juaj. Ju morët në dorë një lëvizje që nuk ishte e juaja, një lëvizje që mbante shpresën e një Shqipërie europiane, dhe e shkatërruat.

Ju i detyruat njerëz si unë të mos e shohin më të ardhmen në vendin e tyre dhe të largohen. Ajo që erdhi më pas, dhe ajo që vazhdon edhe sot, është pasojë direkte e asaj kohe. Për mua nuk ka pasur kurrë ndryshim thelbësor mes partive në Shqipëri; emra të ndryshëm, por të njëjtat rrënjë: njëra anë përfaqësonte të vjetrën komuniste, tjetra strukturat e fshehta që e mbajtën atë gjallë.

Këto struktura të errëta nuk janë zhdukur kurrë, ato vazhdojnë të jetojnë edhe sot. Demokraci e vërtetë nuk ka pasur kurrë. Dhe ajo që ndodh sot nuk është rastësi. Ajo që bën Edi Rama sot është thjesht vazhdimi i asaj që ju keni nisur. Ai po e çon deri në fund një sistem që e mban Shqipërinë peng, një vend që nuk i shërben vetes, por strukturave të vjetra të pushtetit. Ky është realiteti, dhe ky është edhe rezultati i asaj që ju keni ndërtuar.

Next Post

Gjergj Luca në diskursin e dy modeleve politike, milionave që blejnë influencë dhe një pasaportë që shpreh mirënjohje

Welcome to the jungle!

Barcelona fiton por nuk ia del të kualifikohet, Atletico dhe PSG shkojnë në gjysmëfinale

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved