• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, May 8, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Ilir Panda dhe simbolika e një sistemi që nuk ndryshon

May 8, 2026
in Aktualitet

Vendimi i gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Ilir Panda, për të zbutur masën e sigurisë ndaj drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj — nga “arrest shtëpie” në “detyrim paraqitje” — rikthen një pyetje të vjetër dhe të dhimbshme për drejtësinë shqiptare: A po funksionon vërtet reforma në drejtësi, apo po riciklohen të njëjtat figura, të njëjtat lidhje dhe i njëjti mentalitet i pandëshkueshmërisë?

Rasti bëhet edhe më i rëndë për shkak të peshës së dosjes ku përmendet Karçanaj, një institucion i përfshirë në një nga skandalet më të mëdha të dyshuara të menaxhimit të fondeve publike dhe koncesioneve teknologjike në Shqipëri.

Në një moment kur opinioni publik pret llogaridhënie dhe standard të fortë hetimi, vendimi për lehtësimin e masës së sigurisë po perceptohet si një tjetër sinjal se njerëzit e lidhur me pushtetin vazhdojnë të gëzojnë trajtim preferencial.

Por reagimet ndaj Ilir Pandës nuk lindën sot.
Figura e tij ka qenë prej kohësh objekt akuzash dhe kritikash politike dhe mediatike duke ngjallur shpesh dyshime për integritetin e gjyqtarit në fjalë. Një nga episodet më domethënëse ishte kërkesa e Ilir Metës për përjashtimin e Pandës nga trupa gjykuese që shqyrtonte rekursin për masën e sigurisë ndaj tij.

Edhe pse kërkesa u rrëzua nga Gjykata e Lartë, vetë fakti që një ish-president kërkonte largimin e një gjyqtari me argumentin e mungesës së paanshmërisë, tregoi nivelin e mosbesimit që ekziston ndaj figurës së Pandës.

Po aq të forta kanë qenë edhe akuzat publike të artikuluara nga gazetarë të ndryshëm, të cilat e kanë paraqitur Pandën si simbol të një drejtësie të vjetër, të lidhur me strukturat para reformës.

Në këto kritika është përmendur shpesh fakti se ai ka qenë ministër Drejtësie në vitet 1999–2000 dhe më pas zëvendëskryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë — institucioni që për vite me radhë akuzohet për klientelizëm, emërime politike dhe degradim të sistemit gjyqësor.

Duhet kuptuar se në drejtësi, perceptimi publik ka po aq rëndësi sa vendimi formal. Dhe kur një figurë me histori të gjatë politike dhe institucionale merr vendime në çështje tepër sensitive, lind natyrshëm dyshimi nëse sistemi ka arritur ndonjëherë të shkëputet realisht nga ndikimi politik.

Problemi më i madh sot nuk është vetëm një vendim gjykate. Problemi është mesazhi që përcillet. Kur zyrtarë të lidhur me skandale milionëshe përfitojnë lehtësim mase sigurie, ndërsa qytetarët e zakonshëm përballen me ashpërsi maksimale të ligjit, krijohet bindja se drejtësia në Shqipëri vazhdon të ketë dy standarde: një për të korruptuarit dhe një për të tjerët.

Ilir Panda nuk e kupton dot se drejtësia nuk matet vetëm me procedurë; ajo matet edhe me besimin që frymëzon. Dhe sot, për shumë shqiptarë, ky besim është më i dobët se kurrë. Falë Pandave që vegjetojnë ende në gjyqësorin tonë.

Next Post

Veliaj: Gjykata duhet të përgjigjet, a është Ols Dado prokuror i Republikës së Shqipërisë? Ky pushtet i pakontrollueshëm nuk është drejtësi. Ai është arbitraritet (FJALA)

Avokati i Veliajt: Ka një harmonizim institucional për të mbrojtur me çdo kusht Ols Dadon; zv.kryetari i KLP u shpreh në kundërshtim me ligjin

VIDEO/ Momenti kur aktori Robert Ndrenika përqafohet me Veliajn në seancën e gjyqit: Ç’të mbeti (nga burgu), vij e bëj unë!

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved