• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, May 21, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Integrimi/ Grupi i Punës në Këshillin e BE miraton IBAR, nesër në dorë të ambasadorëve të vendeve të BE! Më 26 maj, konferenca ndërqeveritare

May 21, 2026
in Aktualitet, Kryesore

Grupi i punës për Zgjerimin, COELA i ka dhënë dritën jeshile IBAR-it, raporti i Vlerësimit të Pikave të Ndërmjetme për progresin e deritanishëm të Shqipërisë në procesin e integrimit europian. 27 vendet anëtare të Bashkimit Europian kanë rënë dakord për një draft të përbashkët, i cili pritet të kalojë nesër në COREPER, mbledhja e ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së. Drafti i përbashkët u miratua pas gati 3 muajsh diskutimesh dhe negociatash mes Këshillit dhe Komisionit Evropian, i cili kishte dhënë për Shqipërinë një vlerësim pozitiv.

Ishte Taulant Balla, kreu i grupit të PS që njoftoi fillimisht nga oborri i Kuvendit, se Shqipëria më në fund, kaloi një prej fazave më të rëndësishme në procesin e integrimit, IBAR, piketat e ndërmjetme.

“Jemi në përmbyllje të një jave brenda së cilës BE, në respekt të procedurave burokratike, kalon nga grupi i punës te Komiteti i Përfaqësuesve nesër, ku në njëfarë mënyre miratohet gjithë ajo punë kolosale e bërë nga shumë institucione shtetërore të përfshira në këtë proces të adresimit të piketave të ndërmjetme”, tha Balla.

Miratimi i Pozicionit të Përbashkët në COELA konfirmohet për Report Tv edhe nga burime brenda Këshillit të BE.

“Në të vërtetë, një marrëveshje u arrit më herët këtë mëngjes. Dosja tani do t’u kalojë ambasadorëve të BE-së (COREPER) për miratim nesër pasdite”, i tha një burim Report Tv.

Pas kalimit në COREPER, hapi i radhës do të jetë Konferenca Ndërqeveritare Shqipëri-BE, që do të mbahet më 26 maj në orën 19:30, ku Shqipëria do të përfaqësohet nga kryeministri Edi Rama. Kjo konsiderohet një nga fazat më të rëndësishme të procesit të negociatave, e cila i hap rrugë avancimit të mëtejshëm të Shqipërisë në mbylljen e kapitujve.

Disa ditë më parë në një përgjigje për Report tv, Këshilli i Bashkimit Evropian dha sinjalet e para se 27 vendet e bllokut kanë bërë përparim të mirë në diskutimet për ecurinë e Shqipërisë në negociatat për anëtarësim dhe se kishte optimizëm të matur se së shpejti do të arrihej konsensusi.

Diskutimet në grupin e punës COELA për një draft të përbashkët mbi ecurinë e Shqipërisë nisën në fillim të marsit, pasi KE i dorëzoi vendeve anëtare IBAR-in, i cili përfshin fusha delikate si sundimi i Ligjit e drejtësia. Për Komisionin e Europian Shqipëria i kishte përmbushur detyrimet.

Në draftin e dakordësuar që ka pësuar vazhdimisht ndryshime, 27 vendet kanë përcaktuar piketat e reja për fazën përmbyllëse të procesit të bisedimeve, duke i hapur rrugë procesit të mbylljes së negociatave për të gjithë kapitujt.

Që nga muaji mars, kur u zhvillua dhe mbledhja e parë e Coela-s për Shqipërinë, ka patur disa takime të tilla mes vendeve anëtare dhe Komisionit Europian. Një proces i cili zgjoi në Shqipëri dilema dhe hamendësime, sidomos nga opozita, për ngecje apo deri dhe ngrirje të procesit të anëtarësimit, kryesisht lidhur me refuzimin e SPAK për arrestimin e ish-numrit 2 të qeverisë, Belinda Balluku. Por për Report Tv, Këshilli shpjegoi se diskutimet ishin në ritmin e tyre normal dhe se koha e marrë ishte plotësisht e nevojshme për diskutime të kësaj natyre.

Shqipëria hapi në një kohë rekord të gjithë grupkapitujt e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin europian dhe miratimi i IBAR-it ishte pengesa e fundit për t’u kapërcyer, në mënyrë që procesi i negociatave të hyjë në fazën e mbylljes së grupkapitujve.

Next Post

Parulla anti-shqiptare pas protestave të studentëve në RMV: As në tokë, as në qiell, vend për shqiptarë nuk ka

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved