• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, April 29, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Inter – Roma përfundon nën shënjestrën e Prokurorisë, kërkohen audiot dhe videot origjinale të penalltisë së mohuar ndaj Bisseck

April 29, 2026
in Sport

Prokuroria e Milanos është gati të hedhë sytë te një ndeshje e Serie A gjatë sezonit 2024-25. Bëhet fjalë për ndeshjen mes Interit dhe Romës, sfida kyçe e kampionatit që u fitua nga Napoli. Momenti që ka ngjallur dyshime në atë përballje ishte ajo që ndodhi në faullin e mundshëm të Ndicka ndaj Bisseck, episod në të cilin sistemi VAR nuk ndërhyri pas një kontrolli të shpejtë.

Sipas ‘La Repubblica’ ai që e këshilloi këtë ishte pikërisht Andrea Gervasoni duke trokitur në xhamin e sallës VAR edhe pse asistenti Piccinini kishte sinjalizuar dyshimet e tij te Di Bello për atë çfarë ndodhi, edhe ky i fundit i ndodhur para monitorit, ndërkohë që në fushë ishte arbitri Fabbri.

Ndërhyrja e të mëdhenjve të AIA (Shoqata e Arbitrave) u sinjalizua në Prokurori nga Domenico Rocca, por edhe nga një ish arbitër tjetër. Që të dy konfirmuan atë çfarë po qarkullon në lidhje me sfidën e ‘San Siros’.

E marrim me radhë. Piccinini shfaqi dyshimet e tij rreth kontaktit Ndicka-Bisseck, Gervasoni trokiti në xham dhe më pas Di Bello e bëri asistentin e VAR të heshtë duke i thënë ‘Shih punët e tua’. Diçka që nuk dëgjohet në audion e shfaqura në ‘Open VAR’.

Një mister i vërtetë ky që tani edhe Prokuroria kërkon ta zgjidhë. Gjithnjë sipas ‘La Repubblica’, prokurorët e Milanos, i rezervojnë vetes mundësinë për të marrë sa më shpejt të jetë e mundur në zotërim audion dhe videon origjinale të atyre minutave për të kuptuar atë çfarë ndodhi dhe për të përcaktuar përgjegjësitë e të pranishmëve. Mbetet për t’u kuptuar gjithashtu nëse Gervasoni do të pyetet edhe për këtë episod gjatë seancës së marrjes në pyetje.

Kujtojmë se ditët e fundit futbolli në Itali po përjeton momente jo të mira pas dyshimeve për ‘mashtrime sportive’ që lidhen me përdorimin e sistemit VAR për disa raste të dyshuara. Dizenjatori i arbitrave, Gianluca Rocchi është nën hetim dhe së bashku me të edhe katër arbitra. Rocchi u vetëpezullua nga posti që mbante.

Next Post

Akuzohet se kërcënoi presidentin Trump, ish-shefi i FBI-së James Comey iu dorëzohet autoriteteve dhe del para gjykatës në Virxhinia

“Kam halle…”! Gent Pjetri i harruar nga të gjithë: Askush s’më pyet pse pi, cili është shkaku që më çoi në këtë gjendje

Mimoza Ahmeti: Paradoksi, nxjerrim ligje për të drejtat se*suale, por asnjë ligj që fëmijët duhet të hanë

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved