• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, May 1, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Intervistë me Fevziun, Ilir Meta: Jam dobësuar se stërvitem 4 orë në ditë! Po ta mban hajde bëjmë një ndeshje ping pongu

May 1, 2026
in Aktualitet, Debat

Ditët e fundit është komentuar shumë në pothuajse çdo studio televizive paraqitja e ish-presidentit Ilir Meta, në seancën gjyqësore që u zhvillua kundër tij të hënën e 27 prillit, në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ku u duk më i dobët se kurrë më parë.

Pamja e tij u konsiderua dukshëm e ndryshuar, çka solli një sërë reagimesh nga publiku, ndërsa pati edhe akuza nga ana e opozitës për keqtrajtim të tij në qelinë e paraburgimit. Por cila është e vërteta?

Kryetari i Partisë së Lirisë ka folur për këtë në një intervistë për drejtuesin Blendi Fevziun.

Meta i ka hedhur poshtë të gjitha teoritë e qarkulluara, duke thënë se gjendja e tij është më e mirë se kurrë dhe se ndyshimi drastik në paraqitjen e jashtme ka ndodhur për shkak të stërvitjes së tij intensive.

“I dashur Blendi, jam i bindur se përshtypja apo çudia më e madhe ishte paraqitja ime në kafazin me ‘5 yje’. Ndërkohë e gjithë përpjekja e regjimit sorosist u përpoq të shpërqëndronte vëmendjen e publikut gjoja te paraqitja ime shëndetësore dhe madje edhe te gjendja ime ‘mendore’.

Po, është e vërtetë, që jam dobësuar lidhur me peshën trupore, por kjo vjen për arsyen se çdo ditë bëj me intervale 4 orë stërvitje. Por, jam shumë më i shëndetshëm dhe i fortë se më parë.

Meqënëse nuk të kanë lejuar derimë tani për të bërë një intervistë, kërkoju leje të paktën që të bëjmë një ndeshje ping-pongu dhe po fitove një set do të jesh me shumë fat”, tha Meta, duke shtuar me humor se kostumet e tij janë të vjetra dhe se pas gati 2 vitesh në “riedukim”, stilisti i mirënjohur Altin Mici, të cilin e quan “duarartë”, nuk ia di përmasat e reja.

Por më shumë se te dukja, Meta konsideron më të rëndësishëm faktin që gjatë seancës gjyqësore është mbajtur në një kafaz prej xhami.

“Por të lutem, përqëndrohuni te thelbi i çështjes, pra ai i vendimit për t’u gjykuar në ‘kafaz’ duke u bazuar në precedentin e një terroristi maroken që ka vrarë dhjetra francezë para një dekade. Pra përjashtimin ekstrem të ndodhur në Francë, GJKKO e kthen në standard ‘europian’ të gjykimit.

Pra proceset kundër Nicolas Sarkozy, Alain Jupee, Bernard Tapie dhe 99.99% e qytetarëve francezë, kanë qenë ‘anormale’ për GJKKO-në tonë ‘speciale’. Këta harrojnë se gjykata jo vetëm duhet të jetë e paanshme, por edhe duhet të paraqitet edhe në formë (jo vetëm përmbajtje) si e tillë. Pra këta as nuk shtiren që të hiqen si të paanshëm.”, tha ish-presidenti i Republikës në intervistën e dhënën në kushtet e paraburgimit.

Më tej, ai komenton edhe vendimin e gjykatës për të mos lejuar transmetimin live të të gjitha seancave, duke e konsideruar këtë si një vendim absurd. Sipas tij kjo është çështje e interesit publik dhe çdo qytetar që ka interes apo dëshirë duhet ta ndjekë të plotë. Në akuzat ndaj tij, Meta pretendon se nuk ka asnjë lloj sekreti shtetëror.

Next Post

Pas tërheqjes nga Gjermania, SHBA-të shqyrtojnë mundësinë e tërheqjes së trupave amerikane nga Italia dhe Spanja

Ana e panjohur e Konferencës së Londrës më 1912: Për Serbinë e Mesme dhe Malin e Zi, lugina e Drinit është e vetmja rrugë për Adriatik, kurse hekurudha e rëndësishme Danub – Adriatik…

Përfundon afati 60-ditor për Presidentin Trump, pritet miratimi i Kongresit për vazhdimin e operacioneve ushtarake kundër Iranit

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved