• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, May 1, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Kanye West vjen në Tiranë, ky është stadiumi që do të ndërtohet në Kashar

May 1, 2026
in Metro

Një nga ngjarjet më të mëdha muzikore të dekadës pritet të zhvillohet në Tiranë më 11 korrik 2026, ku artisti ndërkombëtar Kanye West do të mbajë koncert live në Shqipëri.

Koncerti do të mbahet në një strukturë të përkohshme, të ndërtuar enkas, “Eagle Stadium”, në aksin Tiranë-Durrës, me një kapacitet prej rreth 60 mijë spektatorësh, ndërsa bëhet fjalë për një performancë “one-night-only”, një super-produksion i standardeve ndërkombëtare që shkon përtej një koncerti të zakonshëm.

Stadiumi do të ndërtohet enkas për zhvillimin e këtij koncerti me përmasa ndërkombëtare. Në qendër të stadiumit bie menjëherë në sy një glob gjigant, element që lidhet drejtpërdrejt me simbolikën që Kanye West ka përdorur në turet e tij më të famshme në botë.

Turi botëror i Kanye West për vitin 2026 parashikohet të përfshijë disa nga stadiumet më të mëdha në botë, ndërsa pjesë e ndalesave është edhe Tirana. Turneu nis në SHBA dhe më pas vijon në Azi dhe Europë.

Biletat për koncertin mund të gjenden ekskluzivisht në faqen www.yealbania.com dhe fillojnë nga 99 euro apo 9500 lekë.

Koncerti organizohet nga “Streetlife”, një kompani me bazë në Berlin dhe që ka punuar me artistë, si: 50 Cent, Drake, Snoop Dogg, Kendrick Lamar, Nicki Minaj etj.

Artisti amerikan konsiderohet një nga figurat më me ndikim në muzikën dhe kulturën globale. Me albume si “The College Dropout”, “Graduation”, “808s & Heartbreak” dhe “Donda”, ai ka ndërtuar një karrierë që ka ndryshuar standardet e industrisë. Eventi pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë edhe në turizëm dhe ekonomi, duke sjellë mijëra vizitorë dhe duke rritur profilin ndërkombëtar të Shqipërisë si destinacion për evente të mëdha.

Next Post

I dënuar përjetë për krime lufte, avokatët kërkojnë lirimin e 'Kasapit të Bosnjës,' Ratdko Mlladiç: Ka pësuar goditje në tru, është në prag të vdekjes

Zjarr masiv në Toskana të Italisë, evakuohen mbi 3000 banorë

Arresti në burg: Gjykata e Lartë vendos të hënën për ndryshimin e praktikës

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved