• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, April 26, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

KF Tirana përmbys 2-1 Partizanin në derbin e kryeqytetit dhe rrit shanset për mbijetesën, ultrasit bardheblu përleshen me sigurinë pas golit të ‘Demave’

April 26, 2026
in Sport

Derbi i fundit i këtij sezoni mes KF Tiranës dhe Partizanit foli 2-1 për bardheblutë, teksa vlente për ndeshjen hapëse të raundit të 33-të të Superligës.

Djemtë e Orges Shehit përmbysën rivalët e qytetit në sfidën më të zjarrtë në Shqipëri dhe rrisin shanset për mbijetesën në një sezon më shumë se të vështirë, kur kanë mbetur edhe tre duele nga fundi i kampionatit të rregullt. Nga ana tjetër humbja në derbi mund të jetë fatale për Partizanin që kërkon një vend në ‘Final 4’ në mënyrë që të garojë për titullin kampion. Në katër sfidat e zhvilluara mes tyre gjatë edicionit 2025-26, të dyja klubet kanë nga dy fitore.

NDESHJA – Përballja nisi më mirë për Partizanin e Oltijon Kërnajës, teksa në minutën e 22-të Human kaloi në avantazh ‘Demat e Kuq’ pa shumë lodhje. Fill pas golit, disa tifozë të KF Tiranës u përleshën me sigurinë e stadiumit. Prezenca e policisë bëri që gjithçka të qetësohej brenda dy minutave.

Në pjesën e dytë KF Tirana ‘u zgjua’ dhe dominoi takimin me lojë dhe raste. Një krosim nga Alvarez në minutën e 65-të bëri që Kresic të shënonte me kokë dhe të vendoste ekuilibat, ndërsa pesë minuta para fundit të ndeshjes Alvarez u kujdes që ta dërgonte vetë sferën në rrjetë për përmbysjen 2-1 me një supergol nga goditja e dënimit.

HISTORIA – Në 212 sfidat mes tyre në të gjitha kompeticionet, Partizani kryeson me 84 fitore, kundrejt 63 fitoreve të KF Tiranës, ndërsa 65 ndeshje janë mbyllur në barazim.

RENDITJA – Me këtë sukses KF Tirana ngjitet në kuotën e 35 pikëve për vendin e shtatë, teksa ka një ndeshje më shumë se Bylisi dhe Vora. Partizani me 45 pikë mbetet në vendin e pestë.

KALENDARI – Superliga çeli sot këtë raund, ndërsa do vijojë të dielën dhe të hënën me katër ndeshjet e mbetura.

Formacionet zyrtare:

Tirana: Bekaj, Vera, Ndong, Halili, Kresic, Rafael, Myslovic, Cobiljar, Haxhiu, Xhixha, Tabekou Trajner: Orges Shehi

Partizani: Qirko, Preka, Sembene, Atanaskoski, Murataj, Qaka, Doumbia, Human, Isgandarli, Sidibe, Contreras Trajner: Oltijon Kërnaja

Raundi i 33-të:

KF Tirana 2-1 Partizani, 25 prill 2026, ora 19:00, stadiumi “Air Albania”

Bylis – Teuta, 26 prill 2026, ora 16:00, stadiumi “Adush Muçaj”

Egnatia – FK Vora, 26 prill 2026, ora 19:00, stadiumi “Arena Egnatia”

AF Elbasani – Vllaznia, 27 prill 2026, ora 19:00, stadiumi “Elbasan Arena”

Flamurtari – Dinamo, 27 prill 2026, ora 19:00, stadiumi “Flamurtari”/Nga Stavro Dhimitri

Next Post

VIDEO/ Përleshje në "Air Albania" pas golit të Partizanit: Tifozët e KF Tiranës grushta me sigurinë! Policia qetëson ultrasit

Manchester City përmbys në fund 2-1 Southamptonin dhe merr biletën e finales së FA Cup

Barcelona fiton 0-2 në Madrid dhe lë pas me 11 pikë diferencë Realin

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved