• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, April 30, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Kush është Mereme Sela, e përzgjedhura e Nokës si rivalja e vetme zyrtare e Berishës në garën për kryetar të PD?

April 30, 2026
in Aktualitet, Debat

Në garën farsë për kryetarin e Partisë Demokratike, emri i vetëm që është regjistruar përballë Sali Berishës për drejtimin e Partisë Demokratike është ai i Mereme Selës, mjeke në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.

Sela nuk është një figurë e njohur e politikës shqiptare dhe as pjesë e strukturave drejtuese të PD-së. Ajo vetë e pranon këtë.

“Role drejtuese nuk më është dhënë asnjëherë”, tha pas dorëzimit të kandidaturës së saj në selinë blu, duke theksuar se garon me idenë e një figure të re në politikë.

Ajo deklaron se është anëtare e Partisë Demokratike që prej vitit 2014, ndërsa në primaret e vitit të kaluar në qarkun e Durrësit mori vetëm 43 vota, një rezultat modest që megjithatë nuk e ka penguar të hyjë në garën për drejtimin e partisë.

Sela thotë se vendosi të kandidojë për kryetare të PD-së duke u mbështetur te profili i saj profesional dhe te ideja se partia ka nevojë për figura të reja. “Nëse popullit i intereson shëndeti, arsimi dhe fëmija, jam një nga personat me gjithë background-in e duhur”, deklaroi ajo.

Ndonëse është zyrtarisht në garë, ajo e bën të qartë se përballë ka një figurë që e respekton. “Kam shumë respekt për Doktorin sepse e kam koleg, profesor”, tha Sela, duke shtuar se beteja e saj është që anëtarësia të zgjedhë një figurë që ajo e quan “të pastër dhe të papërlyer”.

Në një proces ku disa kandidatura të tjera nuk u pranuan, Mereme Sela mbetet rivalja e vetme zyrtare e Sali Berishës në garën për kreun e Partisë Demokratike. Sa reale do të jetë kjo përballje politike, këtë e beson vetëm Sali Berisha dhe servilët e tij në parti.

Mereme Sela: Jam në PD që nga viti 2014. Pse kam marrë 43 vota në Primaret e PD? Kam bërë ankesat e mia për votat që… se si janë marrë në Qarkun e Durrësit, dhe nuk është se e ka vënë ujin në zjarr dikush për të më thirrur, qoftë edhe për ankesën më të vogël që unë kam bërë. Edhe në primaret e Durrësit kërkova që secili kandidat të prezantonte programin e tij. Nga të gjithë kandidatët, kam qenë e vetmja që kam shkruar te grupi që është mirë të mblidhemi para anëtarësisë, të na njohi për kontributet. Unë kam shumë respekt për Doktorin.

Next Post

PD skualifikon Salianjin, Kokalarin dhe Balliun në garën për kryetar. Regjistrohet Meremja që do të rivalizojë Berishën më 18 maj

Me disa akuza të rënda, liria për të udhëtuar jashtë shtetit si ndihmë nga SPAK për të nxirë Shqipërinë! Berisha në mbledhjen rutinë të IDU-së flet në emër të shqiptarëve: Ne për momentin nuk e meritojmë anëtarsimin në BE me këtë shtet

Malaj: Vetëm dy akte nënligjore deri te hapja e basteve online

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved