• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, May 14, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Lesi për disa gazetarë: Kur unë bëja betejë kundër Berishës dhe Nanos, ju bënit pasuri me pushtetet!

May 14, 2026
in Debat

Pas botimit të emisionit KOHA JONE-DEBAT te Nikoll Lesit me kryeministrin Edi Rama në 35 vjetorin e themelimit të kësaj gazete si e lirë dhe e pavarur me 11 maj 1991, emision që kapi qindra mijëra shikues në mbarë vendin e botën shqiptare, kishte plot media që e transmetuan të plotë ose pjesë të veçanta të emisionit.

Ndërkohë kishte edhe komente negative nga ndonjë ish-gazetar të KOHA JONE, që gjithsesi në një ditë feste, thuhen si traditë fjalë të mira, që e quante bashkëbisedimin me kryeministrin Rama
I pyetur nga Koha Jone, botuesi Nikoll Lesi tha: “E para ishte ditë feste dhe zgjedhja e Edi Ramës për bashkëbisedim u bë se ai ka qenë gazetar dhe analist i gazetës KOHA JONE ndër vitet 1992-1997, e aq me tepër që me 23 janar 1997 ai u godit me leva hekuri në kokë e fytyrë pikërisht për shkrimet që botonte në këtë gazete legjendare. Ndaj ishte një përzgjedhje në këtë sens. E aq me tepër që ishte përvjetor feste dhe nuk kishte se si ai të “shpartallohej” për gjëra që nuk lidheshin me festën në fjalë, e ku që në fillim e kisha anoncuar se flitet për gazetën e përballjet e saj e jo për qeverisjen e sotme të Ramës, ndonëse disa pyetje ngacmuese u bënë.

Por kur të jetë herë tjetër në KOHA JONE-DEBAT, kryeministrit do t’i bëhet skaner, bile me shumë se sa bën sot media e ish-kolegut tim!

Ndërkohë jam i detyruar të them se kur unë bëja beteja për lirinë e fjalës, për media të lira dhe për të informuar realisht për shqiptarët, ndonëse me hodhën në erë shtëpinë me tritol pikërisht falangat e pushtetit, apo kur me kërkuan arrestimin tim në parlament se flisja kundër kryeministrit, ndonjë ish-koleg bënte pasuri nga pushtetet, edhe duke shfrytëzuar emrin e mirë që kishte marrë nga KOHA JONE!

Ndaj le ta lemë me festën që iku edhe inatin ndaj gazetës KOHA JONE prej ish-kolegut pasuror të sotëm!”.

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved