• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, May 10, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Nga kongresi i VLEN ku u ‘harrua’ himni shqiptar, Mickovski propagandë nacionaliste në Pustec: Vetëm të bashkuar mund ta ruajmë Maqedoninë

May 10, 2026
in Aktualitet, Debat

Hristian Mickovski kryeministri i Maqedonisë së Veriut në fshatin Tuminec të bashkisë Pustec mori pjesë në ceremoninë e përkujtimores për heronjtë e rënë gjatë luftës së dytë botërore.

Në fjalën e tij ai bëri thirrje për ruajtjen e vlerave të identitetit kombëtar përmes bashkimit të të gjithë faktorëve.

Ai theksoi se populli maqedonas, pavarësisht kufijve dhe presioneve historike, ka arritur të ruajë gjuhën, kulturën, traditat dhe identitetin e vet kombëtar ndër vite.

“Të nderuar maqedonas nga Tumineci, Prespa dhe Prespa e vogël,
të nderuar pasardhës të heronjve, të nderuar përfaqësues të shoqatave dhe institucioneve, miq të dashur, zonja dhe zotërinj,
Sot nuk jemi mbledhur vetëm para një monumenti. Sot jemi mbledhur para dëshmisë, para historisë që nuk mund të fshihet, sepse është shkruar me sakrificë, me guxim dhe me dashuri për Maqedoninë.

Ky monument në Tuminec u kushtohet heronjve maqedonas, pjesëmarrës në luftën nacionalçlirimtare kundër okupatorit fashist bullgar. Njerëz që në ditët më të errëta të Luftës së Dytë Botërore nuk u lëkundën, nuk u fshehën dhe nuk hoqën dorë nga populli i tyre dhe nga identiteti i tyre.

Ata nuk pyesnin sa e vështirë ishte lufta. Ata bënin vetëm një pyetje: si të ruhet nderi dhe liria. Dhe për këtë arsye sot emrat e tyre qëndrojnë krenarë, ashtu siç është ngritur krenare edhe ideja maqedonase ndër shekuj.
Ky vend është dëshmi se populli maqedonas, pa marrë parasysh kufijtë, kohën apo presionet, kurrë nuk ka pushuar së jetuari me të vërtetën e vet, me gjuhën e vet, me këngën e vet dhe me përkatësinë e vet.

Tumineci nuk është vetëm një fshat. Ky është një monument i qëndresës, i dinjitetit, i rrënjës që nuk mund të shkulet.
Sot, kur po zbulojmë këtë monument, ne nuk shikojmë pas për të mbetur në të kaluarën. Përkundrazi. Shikojmë pas që të dimë kush jemi dhe kah po shkojmë.

Një popull pa kujtesë është një popull pa të ardhme. Ndërsa një popull që i respekton heronjtë e vet, nuk zhduket kurrë.
Prandaj kjo nuk është vetëm një akt përkujtimi. Ky është një akt dinjiteti kombëtar.
Maqedonasit në Shqipëri janë pjesë e pandashme e trungut kombëtar maqedonas. Dhe maqedonasit në Shqipëri janë qytetarë besnikë të Shqipërisë.

Qëndresa juaj ndër dekada është një vepër e denjë për respekt. Ju e ruajtët emrin maqedonas, gjuhën, traditën dhe shpirtin atëherë kur ishte më së vështiri.

Dhe për këtë arsye sot dua të dërgoj një mesazh të qartë: mëmëdheu nuk do të harrojë kurrë. Maqedonia qëndron me popullin e saj kudo që ndodhet, me respekt, me kujdes dhe me mbështetje të sinqertë.
Por sot, nga ky vend i shenjtë, dua të dërgoj edhe një mesazh tjetër, më të rëndësishëm: mesazhin e unitetit.
Maqedonisë sot më shumë se kurrë i nevojitet bashkimi. Të bashkohemi rreth interesave kombëtare, rreth së ardhmes së fëmijëve tanë, rreth respektit për historinë tonë dhe dinjitetin e popullit.

Paraardhësit tuaj nuk u ndanë kur mbronin lirinë. Nuk pyesnin kush nga ishte dhe as kujt i përkiste. Të gjithë qëndronin nën një emër.
Këtë mësim duhet ta mësojmë edhe sot.

Mund të kemi mendime të ndryshme, qëndrime të ndryshme politike dhe pikëpamje të ndryshme, por kur bëhet fjalë për atdheun, për interesat kombëtare dhe për unitetin e popullit maqedonas, duhet të jemi bashkë.
Sepse vetëm të bashkuar mund të jemi të fortë. Vetëm të bashkuar mund të krijojmë përparim. Dhe vetëm të bashkuar mund ta ruajmë Maqedoninë si shtet me dinjitet, identitet dhe perspektivë.

Të dashur vëllezër dhe motra,

Këta emra të gdhendur në monument nuk janë vetëm një listë njerëzish. Këto janë jetë të ngulitura në liri. Këto janë familje që kanë qarë, nëna që kanë pritur dhe luftëtarë që besonin se brezat e ardhshëm do të jetonin krenarë dhe të lirë.

Detyra jonë sot është ta vazhdojmë luftën e tyre, por me mjete të reja: me arsim, me unitet, me zhvillim ekonomik, me ruajtjen e dinjitetit kombëtar dhe me respekt për historinë dhe identitetin tonë.

Një shtet nuk ndërtohet vetëm me rrugë dhe objekte. Një shtet ndërtohet edhe me kujtesë, me vlera, me një popull që e di kush është.

Dhe për këtë arsye ky monument do të mbetet një amanet i përjetshëm se Maqedonia i kujton heronjtë e saj dhe se shpirti maqedonas jeton.

Qoftë e përjetshme lavdia e heronjve maqedonas nga Tumineci.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për luftëtarët e lirisë.

Dhe Zoti i bekoftë maqedonasit, Maqedoninë dhe Tuminecin”, u shpreh Mickovski/ Top Channel

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved