• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, April 26, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Nga pjesëmarrësit te menyja e veçantë, çfarë ndodhi në darkën për Macron në Pallatin Presidencial në Athinë

April 26, 2026
in Bota

Me tone simbolike dhe mesazhe të forta politike, është zhvilluar mbrëmjen e djeshme në Athinë darka zyrtare në Pallatin Presidencial në nder të Presidentit francez Emmanuel Macron, i cili po zhvillon një vizitë dyditore në kryeqytetin grek.

Presidenti i Greqisë, Konstantinos Tasoulas, rezervoi një pritje të ngrohtë për Macron dhe bashkëshorten e tij, duke vënë në pah marrëdhëniet e forta mes dy vendeve.

Në nisje të fjalës së tij, kreu i shtetit francez përdori shprehjen në greqisht “Greqi–Francë–Aleancë”, duke theksuar se ajo mbetet më aktuale se kurrë në kontekstin e sotëm ndërkombëtar.

Gjatë dollive zyrtare, të dy presidentët nënvizuan rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit dypalësh, duke theksuar se kjo marrëdhënie historike nuk i shërben vetëm dy vendeve, por edhe stabilitetit dhe perspektivës së Evropës.

“Vizita juaj konfirmon lidhjet e ngushta miqësore dhe shënon një fazë të re në forcimin e aleancës sonë”, u shpreh Tasoulas, duke vënë theksin te zgjerimi i bashkëpunimit në fusha të ndryshme.

Nga ana tjetër, Macron, pasi falënderoi për mikpritjen, iu referua edhe dimensionit historik dhe kulturor të marrëdhënieve franko-greke, duke përmendur figura si Cornelius Castoriadis dhe Costa-Gavras.

Në një reagim në rrjetet sociale pas darkës, Presidenti francez theksoi se Greqia dhe Franca ndajnë një miqësi të thellë dhe një vizion të përbashkët përtej interesave kombëtare, veçanërisht në një periudhë të karakterizuar nga pasiguri globale.

“Jam i lumtur që rikthehem në Athinë dhe që takoj sërish miq të mirë. Greqia dhe Franca lidhen nga një miqësi e thellë, dhe kombet tona kanë diçka të përbashkët: gjithmonë mendojnë përtej vetes. Në çrregullimin global të sotëm, kjo ka një rëndësi të madhe”, tha ai.

Presidenti grek shoqërohej nga bashkëshortja e tij, Fani Stathopoulou, ndërsa kryeministri grek mori pjesë në darkë i shoqëruar nga vajza e tij Dafni, pasi bashkëshortja e tij po rikuperohet pas një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Emmanuel Macron mbërriti në Pallatin Presidencial me bashkëshorten Brigitte dhe u larguan pak para mesnatës, ashtu si edhe të ftuarit e tjerë zyrtarë nga Franca dhe Greqia.

Darka u shoqërua edhe me një menu të veçantë me identitet të theksuar grek, e cila mbante firmën e kuzhinës tradicionale dhe produkteve vendase.

Menuja e përgatitur për këtë rast ishte nën kujdesin e shefit të kuzhinës së Presidencës, Vasilis Bekas, dhe përfshinte disa pjata të rafinuara me përbërës nga rajone të ndryshme të Greqisë.

Darkën e hapi një supë velouté me selino-rizë, e shoqëruar me presh të skuqur dhe vaj të aromatizuar me tartuf. Më pas u servir fileto karavidhesh me mousse patëllxhani, lëng domatesh të freskëta, gjethe borziloku dhe “katiki” Domokou, një produkt tradicional grek.

Në vijim, të ftuarit shijuan peshk “fagri” nga deti Egje i mbushur me spinaq dhe mente, i shoqëruar me salcë me aromë lules së limonit.

Për ëmbëlsirë u servir një galaktoburek (galatopita) artizanale nga Thesalia, me salcë vaniljeje, aromë kanelle dhe rrush të thatë, si dhe fruta sezonale.

Next Post

Jo vetëm për vajzat, vaksina HPV përgjysmon rrezikun e kancerit edhe tek meshkujt

Athina “mbytet” nga turistët, kryebashkiaku: Ne nuk jemi një hotel gjigand

Pas Sllovenisë, edhe Spanja me Irlandën vendosin të bojkotojnë transmetimin e Eurovision-it

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved