• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, April 21, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Nis Evropiani i Mundjes në Tiranë, 600 sportistë nga 38 shtete synojnë medaljet! Mundësit e Shqipërisë zhgënjejnë në start

April 21, 2026
in Sport

Tirana u kthye të hënën në epiqendrën e sportit me nisjen e Kampionatit Evropian të Mundjes për të Rritur, një nga ngjarjet më të rëndësishme sportive.

Eventi madhor u hap zyrtarisht në ambientet e Parku Olimpik ‘Feti Borova’, ku ceremonia inauguruese solli një ndërthurje të veçantë mes sportit dhe artit, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë për të pranishmit.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Mundjes, Sahit Prizreni, e cilësoi këtë kampionat si një mundësi të shkëlqyer për promovimin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, duke theksuar rëndësinë që ka organizimi i një eventi të tillë për imazhin e vendit.

Ndeshjet e para dhe sportistët e Shqipërisë

Gjithçka ka nisur me stilin klasik, apo atë greko-roman, teksa është konkurruar në peshat 55, 63, 77, 87 dhe 130 kilogramë.

Përgjatë paradites së djeshme u zhvilluan ndeshjet kualifikuese, ato të raundit të 1/8-ave të finaleve dhe çerekfinalet, kurse pasdite ato gjysmëfinale. Nga dita e sotme nis gjithçka me finalet e të njëjtave pesha, ndërsa ky kampionat përfundon të dielën pasdite. Garat u zhvilluan jo vetëm në mundjen klasike, apo greko-roman, por edhe për femra e në stilin e lirë.

Për Shqipërinë konkurruan në peshën deri në 130 kilogramë, Griseld Kodra, në peshën deri në 77 kilogramë, Kevin Kupi, në peshën deri në 87 kilogramë Marjan Kola. Griseld Kodra në raundin 1/8-ave të finaleve u mund me superioritet pikësh nga azerbajxhanasi Kandelaki, 11-0. Ndërkohë Kevin Kupi u mund 4-0 nga hungarezi Fritsh, kurse Marjan Kola u mund 9-0 po me superioritet pikësh.

Në këtë Europian marrin pjesë mbi 600 sportistë nga 38 shtete të ndryshme të kontinentit, ndërsa pritshmëritë për përfaqësuesen shqiptare janë të larta, me synimin për të siguruar medalje.

Ky është eventi i parë i këtij niveli që organizohet në kryeqytetin shqiptar dhe do të zgjasë për një javë, duke e vendosur Tirana në hartën e aktiviteteve më të rëndësishme sportive evropiane.

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved