Ai ka fituar gjithçka në karrierën e tij, por Cristiano Ronaldo nuk pushon kurrë së emocionuari, duke qenë i uritur për trofe. Portugezi, menjëherë pasi fitoi trofeun e parë me Al Nassr, nuk e fshehu emocionin; shumë lot në stol, pastaj festimi me shokët e tij të ekipit për fitoren e titullit kampion.
Në rrjetet sociale, shumë veta theksuan gjithashtu dedikimin për Georginën, e cila ishte e pranishme në tribuna, ashtu si edhe për fëmijët e tyre.


